LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë ushqimet që mund t’i shtoni dietës tuaj

Gjashtë ushqimet që mund t’i shtoni dietës tuaj

Të gjithë e dimë se nutricistët dhe ekspertët e dietave ushqehen shëndetshëm, por çka saktësisht han ata?

Ushqimi i tyre nuk është vetëm sallatë e gjelbër dhe bukë e ftohtë – tani shtoni edhe 6 ushqime të shëndetshme në dietën tuaj.

Jogurti grek
Jogurti grek është një zgjedhje popullore e shumë personave të ndërgjegjshëm ndaj të ushqyerit sepse ai ëhstë plotë proteina dhe kalcium e pak kalori. Është i mirë për përdorime të shumëllojshme, si salcë, si krem për lyerjen e bukës në mëngjes, për fruta, si desert i ëmbël, madje edhe si gjalpë. Apo edhe në pjesët e kokosit të copëtuara e me mjaltë.

Perimet e familjes së lakrës
Perimet ku përfshihet lulelakra, brokoli, lakra, lakra e vendeve të ndryshme dhe të ngjashmet të kësaj familjeje, përveç që janë përplot vitamina edhe bëjnë luftë kundër kancerit. Të gjitha janë të mirë të përdoren në gatime dhe mund ti keni në dispozicion gjatë tërë vitit.


Fasulet
Fasulet e të gjitha llojeve janë burim i madhi i proteinave dhe karbohidrat për djegie të ngadalshme. Jo vetëm që janë burim i proteinave, janë më të lirat në qdo treg dhe të gjithanshme në përdorim.

Gjethet e gjelbra (sallata)
Ka një botë përtej gjellës. Gjethet dhe zarzavatet që shumëkush i përdorë. Janë plotë me vitamina, minerale dhe antiosidenatë dhe të mira për kalori minimale. Mund të përdoren në secilën pjatë: në vezë, në sallata, në virshlle e ku jo tjetër.

Arrat
Natyrisht, janë me shumë kalori dhe me yndyrë por arrat kanë ton përfitimesh shëndetësore. Ato janë të lara në një yndyrë, e shëndetshme, dhe mirë e kombinuar me yndyra dhe proteina. Janë treguar të efektshme në mbamendje dhe në humbjen e peshës.

Vezët
Harrojeni që ‘vezët janë përplot kolesterol’, kjo është frikë e së kaluarës. Vezët janë burim i proteinave, vitaminave dhe ushqyesve. Një vezë i rreth 60 deri në 80 kalori dhe hulumtimet vazhdojnë të tregojnë se konsumimi i vezë pak ka të bëjë me nivelin e kolesterolit ose sëmundjeve të zemrës. /KP/T

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori