Me vite stresi lidhet me shumë probleme shëndetësore. Tensioni i lartë i gjakut dhe migrena, për shembull, mund të jenë shenja që jemi shumë nën stres. Por, a e keni ditur që një nga vendet e para ku tregohet stresi është pikërisht lëkura jonë?
Sa herë që ndihemi me ankth apo keq, hipotalamusi i dërgon sinjal hipofizës, e cila e transmeton më tej te gjëndrat mbiveshkore. Ato pastaj prodhojnë kortizolin, hormonin e stresit. Pasi që kortizoli injektohet në sistemin tonë, ai komunikon me të gjitha organet tona dhe shkakton inflamacion si reagim ndaj stresit. Inflamacioni çon deri te dëmtimi i qelizave.
Inflamacioni afatshkurtër ndihmon në luftë kundër sëmundjes, por inflamacionet kronike dëmtojnë seriozisht trupin dhe janë të lidhura me sëmundjet e ndryshme, siç janë diabeti, artritisi dhe astma. Çka nënkupton kjo për lëkurën? Kur poret janë të inflamuara, ato bëhen të ënjtura dhe ka shumë të ngjarë që të mbyllen, transmeton koha.net. Aknet, rrudhat, thatësia dhe kruajtja shfaqen me inflamacionin dhe janë tregues i asaj se çka ndodh me të vërtetë brenda.
Shumë shpesh përpiqemi t’i fajësojmë ndikimet e jashtme për gjendjen e lëkurës sonë si çokollatën, pluhurin, madje edhe hormonet. Por, shkaku i vërtetë është shpesh emocional.
Sot, produktet të cilat premtojnë që do ta ndalojnë plakjen, fluturojnë nga raftet e farmacive e drejt në shtëpitë tona. Femrat i blejnë këto produkte për të ndalur procesin e plakjes, ndërsa në rini nuk janë kujdesur sa duhet për efektet e stresit në lëkurë. Madje edhe adoleshentët janë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të stresit dhe kjo shihet në lëkurën e tyre. Kjo më së shumti shihet kur dalin aknet. Fajtor është inflamacioni.
Shprehitë e shëndetshme janë shpesh gjëja e parë e cila ndihmon në mbrojtje ndaj stresit. Mësoni si ta merrni kontrollin ndaj gjërave të cilat janë me të vërtetë nën kontrollin tonë, dhe besoni apo jo, shumë stresues hyjnë në këtë kategori. Filloni me gjërat e vogla, ndërsa ndikimi pozitiv në tru mund të ndihmojë në reduktimin e hormonit të stresit.
Ecni në këmbë pesëmbëdhjetë minuta në ditë për të rritur nivelin e endorfinës e cila rregullon gjendjen e mirë shpirtërore. Gjeni mënyrë të shëndetshme për t’u relaksuar. Kjo mund të jetë masazhi, joga apo meditimi, gjithçka që ka efekt qetësues.
Flini! Gjumi është koha e shërimit, kur nivelet e kortizolit janë më të ulëta. Trupi dhe mendja janë të lidhura më shumë se sa jemi të vetëdijshëm. Lajmi i mirë është që kemi aftësinë për të reduktuar stresin me marrjen e hapave të vegjël çdo ditë. Provoni disa ndryshime të thjeshta të stilit të jetës, dhe fytyra juaj do të tregojë rezultate më shpejt se sa mendoni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pse është më e vështirë të ngrihesh nga shtrati kur bie shi?
Mjekët: Nëse doni të mbroni veten nga ftohja, filloni të praktikoni një zakon
Dr. Latifit iu dha çmimi për arritje jetësore për iniciativat në telemjekësi në samitin global dixhital të shëndetësisë në Mumbai, Indi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit
Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?
Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington