Parandalimi i rënies, dhe lëndimet rezultuese, nuk janë thjesht një çështje e të qenit më të kujdesshëm. Në fakt, ekspertët të cilët i kanë studiuar rëniet do të dëshironin që njerëzit të marrin masa për ta mbrojtur veten e tyre siç bëjnë për sëmundjet e zemrës apo infeksionet virale.
Judy A Stevens, një epidemiologe në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, theksoi rëndësinë e ushtrimeve. Në mesin e atyre që rrëzohen, tha ajo, "nëse jeni në ndonjë gjendje më të mirë fizike, keni më pak të ngjarë që të lëndoheni."
Ushtrimet e rregullta mund të ndihmojnë, veçanërisht ato që i përfshijnë ushtrimet e ekuilibrit, si qëndrimi në një këmbë, apo ushtrimet me topat Bosu, hemisferat që mund të shihen në palestra.
Ushtrimet e rregullta tai chi gjithashtu kanë ndihmuar. Tai chi përfshin lëvizje shumë të ngadalshme dhe të qëllimshme në koordinim me frymëmarrjen dhe aktivitetin e muskujve, gjë që si rezultat ndikon në frymëmarrje, ekuilibër, dhe ecje.
Në The Sequoias-Portola Valley, një objekt pensionistësh 56 kilometra në jug të San Franciscos, programet 12-javëshe të tai chi ofrohen dy herë në vit. Para dhe pas programit, pjesëmarrësit testohen se sa herë mund të ngrihen nga karriget pa i përdorur krahët e tyre. Dr. Kati Murray, një gjeriatrik i cili është drejtor mjekësor i The Sequoias, tha se kanë panë përmirësim të dukshëm pas tai chi.
Integrimi i ekuilibrit dhe punës së forcës në jetën e përditshme – qëndrimi në këmbë ndërsa i lani dhëmbët, për shembull, ose thjesht vendosja e njërës këmbë para tjetrës – mund të ndihmojë gjithashtu.
Disa studime kanë treguar se vitamina D, e cila mund ta përmirësojë forcën e muskujve dhe ekuilibrit, ndihmon në zvogëlimin e rënieve. Gjithashtu, hidratimi adekuat, veçanërisht në ditët e nxehta apo për njerëzit që janë në rrezik nga presioni i ulët i gjakut (shkaktari kryesor i marramendjes), është i rëndësishëm.
Njerëzit me disa medikamente mund të jenë në rrezik veçanërisht të lartë nga rrëzimi. Ilaçet psikotropike si ilaçet kundër depresionit, antipsikotikët dhe benzodiazepinat implikohen më së shumti në rrëzimet. Ilaçet kundër depresionit "mund të ndikojnë drejtpërdrejt në ekuilibrin tuaj," tha dr. Mary Tinetti, gjeriatrike në Yale e cila i studion rrëzimet.
Ilaçet për presion të gjakut, të përdorura nga 70 për qind e njerëzve mbi moshën 70-vjeçare, mund të shkaktojnë marramendje kur presioni i gjakut të bjerë shumë, dhe janë një shkaktar tjetër i rrëzimeve. Një studim në JAMA Internal Medicine prillin e kaluar zbuloi se në mesin e njerëzve të moshuar me hipertension, rreziku prej lëndimeve të rënda nga rrëzimet – eshtrat e thyera, lëndimet e trurit apo ndrydhje të nyjave – ishte dukshëm më i lartë për ata që merrnin ilaçe për hipertension sesa tek ata që nuk merrnin.
Dëmi i ilaçeve
Duke pasur parasysh gjetjet e tilla, Dorothy Baker, një shkencëtare kërkimore në Shkollën e Mjekësisë në Yale, rekomandon që pacientët e moshuar të diskutojnë për ilaçet e tyre me mjekun e tyre, me qëllim të reduktimit të dozës ose eliminimit të medikamenteve të cilat mund të jenë të panevojshme.
Ilaçet për gjumë, për shembull, mund të shkaktojnë ecje të luhatshme. ”Në vend të marrjes së pilulave të gjumit, njerëzit mund të pinë qumësht të ngrohtë, ose të dëgjojnë audio-libra apo muzikë të lehtë," tha Patricia Quigley, eksperte për parandalimin e rrëzimeve në spitalin James A Haley Veterans Affairs në Tampa, Fla. Dhe për pacientët që marrin diuretikë për çrregullimet si tensioni i lartë i gjakut dhe dështimi i zemrës, dr. Quigley thotë se duhet të marrin ilaçe gjatë ditës në vend se në mbrëmje, për t’i shmangur udhëtimet e panevojshme të natës për në banjë.
Zvogëlimi i numrit të pengimeve dhe rrëshqitjeve në shtëpi, gjithashtu ndihmon në parandalimin e rrëzimeve. Qilimat e lëvizshme duhet të hiqen, për shembull, dhe nga dyshemetë dhe shkallët të largohen kërcënimet e dukshme si këpucët dhe lodrat.
Gjithashtu, njerëzit duhet t’i kontrollojnë sytë e tyre tek mjeku të paktën një herë në vit dhe të bartin syze vetëm me pamje të largët ndërsa janë jashtë për shëtitje, meqë lentat me pamje të afërt dhe të largët si dhe ato progresive mund të shkaktojnë ngatërrim të hapave, sipas një studimi të publikuar në British Medical Journal në vitin 2010.
Dr. Tinetti paralajmëroi se tentativat e tepruara në fakt mund ta rrisin rrezikun e rrëzimit. "Njerëzit të cilët janë më të kujdesshëm e reduktojnë aktivitetin e tyre," tha ajo, "gjë që e përkeqëson ekuilibrin e tyre, forcën e tyre, dhe reflekset që i parandalojnë rrëzimet." /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania