Dezinfektuesit e zakonshëm nuk e vrasin papillomavirusin (HPV) duke e bërë transmetimin joseksual të virusit të mundshëm, thonë hulumtuesit amerikanë.
Craig Meyers, profesor i njohur i mikrobiologjisë dhe imunologjisë në Pennsylvania State College of Medicine, dhe Richard Robison, ekspert për dezinfektuesit mikrobialë në Universitetin Brigam Jang, thanë se HPV vlerësohet të jetë ndër sëmundjet më të shpeshta seksuale dhe është e lidhur me kanceret e qafës së mitrës.
"Për shkak se është e vështirë të prodhohen grimca infektive të HPV për hulumtim, pak dihet për sensibilitetin e HPV-së ndaj dezinfektimit", tha Meyers në një deklaratë.
Për studim, hulumtuesit kanë kultivuar HPV16, një lloj të veçantë që është përgjegjës për deri në 60 për qind të sëmundjeve të kancerit që ndërlidhen me HPV. Ata pastaj përdorën në virusin 11 dezinfektues të zakonshëm.
Dezinfektuesit përfshinin ato të bëra prej etanolit dhe isopropanolit, sepse këta janë përbërësit e zakonshëm në dezinfektuesit e sipërfaqeve dhe dezinfektuesit e duarve të përdorur si në mjediset publike ashtu edhe në kujdesin shëndetësor. Derisa HPV është i ndjeshëm ndaj dezinfektuesve të caktuar, duke përfshirë hipoklorin dhe acidet peraktike, ai është rezistent ndaj dezinfektuesve me bazë të alkoolit, thanë studiuesit.
"Dezinfektuesit kimikë në preparate për duar shpesh përdoren në masë të madhe nga popullata për ta parandaluar përhapjen e sëmundjeve infektive", tha tutje Meyers. "Për viruset e gripit apo të ftohjes, ata janë shumë të efektshëm. Por të dhënat tregojnë se ata nuk bëjnë asgjë për parandalimin e përhapjes së papillomavirusit", transmeton koha.net.
Hulumtuesit gjithashtu testuan edhe dezinfektues të tjerë të zakonshëm, duke përfshirë glutaraldehidin, i cili përdoret për sterilizimin në objektet mjekësore dhe dentare dhe konstatuan se nuk është efektiv në çaktivizimin e virusit HPV.
"Dezinfektuesit kimikë të përdorur në spitale dhe mjedise të tjera të kujdesit shëndetësor nuk kanë absolutisht asnjë ndikim në vrasjen e papillomavirusit", tha Meyers. "Prandaj, pa përdorimin e zbardhuesve ose autoklavimit në mjedise spitalore, papillomavirusi nuk vritet dot dhe ka një përhapje të mundshme të HPV në spital apo në infektimin e instrumenteve apo mjeteve".
Edhe hulumtime të tjera kanë sugjeruar se HPV do të mund të transmetohej joseksualisht. Ky studim aktual ka treguar se instrumentet mjekësore që konsiderohen sterile mund të përbëjnë rrezik për bartjen e virusit, tha studimi.
Studimi është publikuar në “Journal of Antimicrobial Chemotherapy”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kapsllëku mund të ndikojë në zhvillimin e problemeve të zemrës: Në çfarë rreziku janë njerëzit me tension të lartë
Gjashtë shenja që tregojnë se duhet të shqetësoheni për shëndetin tuaj mendor
Kujdes kur bëni këto aktivitete, mund të pësoni atak në zemër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh