Kur e përjetojmë ndonjë përvojë të tmerrshme, shpesh mund ta nuhasim frikën në ajër. Shkencëtarët thonë se kjo ndodh për shkak se shqisa jonë e nuhatjes bëhet më aktive kur jemi të frikësuar.
Krejt çfarë nuhasim kur e ndjejmë frikën regjistrohet në kujtesën tonë dhe ajo i zgjon të njëjtat emocione sa herë që e ndjejmë atë erë.
Hulumtuesit nga universiteti Rutgers në New Jersey, të cilët e kanë bërë studimin, thanë se zbulimi mund të jetë i dobishëm për trajtimim e çrregullimeve të stresit post-traumatik në të cilat shqisat mund të shkaktojnë sulm.
Ata kanë zhvilluar një teori të re, pasi që e kishin testuar aktivitetin e trurit të minjve. Ata përdorën elektro-shok për ta nxitur frikën e ndërlidhur me aromat e caktuara. Sa herë që u lëshua ndonjë aromë e caktuar, shqisa e të nuhaturit u bë katër herë më aktive. Zbulimi sugjeron se shqisat tona paralajmërojnë kur jemi në ndonjë situatë të rrezikshme.
Neurologët besojnë se aromat janë nxitës të kujtimeve për shkak të nervit të nuhatjes i cili transmeton mesazhe nga hunda në tru dhe i vendos ato në një zonë shumë të afërt me amigdalën dhe hipokampusin që janë të lidhura me kujtimet emocionale.
Shkencëtarët më herët kishin supozuar që organet e shqisave – sytë, hunda dhe veshët, janë detektorë të zakonshëm, dhe se truri zbulon domethënien e mesazhit, përcjell koha.net.
“Në modelin e vjetër, syri është si kamerë, veshi si mikrofon, hunda si një laborator kimik, ndërsa puna e trurit është ta analizojë informacionin,” tha John McGann, autor i studimit të botuar në revistën “Science”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania