Hulumtimi i ri ka treguar që frika nga rrudhat te femrat dhe frika nga impotenca te meshkujt janë arsyet kryesore për marrjen e vendimit për ndërprerjen e duhanit.
Edhe pse konsumimi i duhanit sjell shumë rreziqe më të mëdha për shëndetin, si rreziku nga kanceri ose sëmundjet e zemrës, njerëzit kryesisht nuk e ndalin duhanin për shkak të frikës nga vdekja por për shkak të sqimës së tyre.
Ekspertë shpresojnë që ky zbulim do t’i ndihmojë dizajnerët të krijojnë paketa më efikase për cigare, pasi që me gjithë mesazhet dhe fotografitë përkatëse, një numër i madh i duhanpirësve ende nuk heq dorë nga kjo shprehi e dëmshme, transmeton koha.net.
“Tetë nga dhjetë duhanpirës dëshirojnë të lënë duhanin. Prandaj përmbajtjet të cilat do të shqetësonin seriozisht grupet e synuara mund të kenë më së shumti efekt. Nëse e dimë që një brend i caktuar i cigareve ka një grup të caktuar të blerësve, për shembull, zonjat, mund të dizajnojmë mbështjellës të cilat do të ndikonin direkt në frikën e tyre. Këtë gjë njëjtë e bëjnë edhe reklamuesit”, – thotë Brian Williams, profesor në universitetin britanik Stirling.
Për nevojat e studimit, Williams dhe kolegët e tij nga University of St. Andrews kanë analizuar më shumë se 19.000 përgjigje të anketës online dhe reagimit të duhanpirësve në fotografitë në paketimet e cigareve, përcjell koha.net.
Më së shumti sukses kanë pasur fotografitë e tumorit të qafës (80 për qind), dhëmbëve të prishur (77 për qind), dhe pastaj ato të mushkërive të sëmura (72 për qind). Anketa ka treguar edhe që fotografitë ndikojnë ndryshe në grupmoshat dhe gjinitë ndryshme. Femrat më së shumti kanë qenë të shqetësuara për shkak të ndikimi të cigareve në plakjen lëkurës, derisa meshkujt më së shumti i ka prekur fotografia e lidhur me impotencën. Fotografitë për mushkëri dhe zemër kanë prekur kryesisht më të moshuarit se 50 vjet.
Williams konsideron që taktika e shokimit të duhanpirësve nuk është mënyra e vetme e luftës kundër duhanpirjes.
“Na mungojnë fotografitë dhe porositë në paketimet e cigareve të cilat nuk do të kishin qëllim vetëm shastisjen e duhanpirësve, por edhe trimërimin dhe nxitjen e tyre që të lënë duhanin”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania