Protezat e kontrolluara nga mendja që ua mundësojnë duarve ndjeshmërinë (video)
Të amputuarit janë duke marrë fuqi të reja të kontrollit të mendjes në gjymtyrët e tyre prostetike për t'i kapur objektet në mënyrë të lehtë, pa i thyer ato, si dhe aftësinë për ta vendosur dhe pozicionuar protezën e tyre direkt në eshtra dhe muskuj.
Dy grupe kërkimore – në Universitetin Case Western Reserve në Cleveland dhe Universitetin Chalmers në Suedi – i botuan ditë më parë punimet e tyre në revistën "Science Translational Medicine" lidhur me studimet e tyre të suksesshme me pacientët prostetikë, ku që të dy i kishin humbur duart e tyre në aksidente.
Grupi Cleveland i udhëhequr nga profesori i inxhinierisë biomjekësore, Dustin Tyler, e ndërtoi një pajisje në formë prange e dizajnuar për t’u përshtatur rreth tufës kryesore nervore në krah. Kjo dallon nga teknikat tjera që i lidhin elektrodat me nerva duke i futur ato nëpër membranat mbrojtëse.
Hulumtuesit nga ekipi i Tylerit i implantuan tre pranga elektrodike në krahun e njërit pacient, duke ia mundësuar atij që të ndiejë 19 pika të dallueshme. Dy ishin vendosur në krahun e sipërm të pacientit të dytë, duke ia mundësuar atij që të ndiejë në 16 vende të ndryshme.
Hulumtuesit zhvilluan algoritme kompjuterike të cilat i konvertuan inputet ndijore nga objektet e ngjitura në dorën artificiale të pacientit në modelet e ndryshme të sinja1eve elektrike. Sensorët nuk mund ta identifikojnë dallimin midis pambukut dhe letrës gërvishtëse, por mund t’i detektojnë nivelet e presionit. Modelet e ndryshme të sinjalit kaluan nëpër pranga, ku nervat i kapën ato dhe ia përcollën trurit.
Duke e pasur një ndjesi më të mirë të presionit, pacientët mund t’i kontrollojnë më saktë lëvizjet e dorës prostetike; ata janë në gjendje ta kapin lehtë një domate të vogël pa e dëmtuar atë apo ta shtrydhin pastën për dhëmbë në furçën e dhëmbëve.
Një përfitim anësor i stimulimit elektrik është se të dy pacientët e Tylerit e humbën ndjenjën e "dhimbjes fantome të gjymtyrëve" të cilën të amputuarit shpesh e vuajnë.
Në Suedi, një ekip i veçantë i udhëhequr nga Max Ortiz Catalan, ka zhvilluar një sistem kontrollues, të parin e këtij lloji, i cili e ngjet gjymtyrën prostetike direkt në eshtrat, muskujt dhe indet e pacientit, duke e përdorur një shufër të veçantë nga titani. Struktura titanike e mbështet implan tin shumë më mirë se sa trungu i bërë prej indeve të buta, tha Ortiz nga Goteborg në Suedi.
Pacienti, një shofer 42-vjeçar i kamionit nga veriu i Suedisë, ishte personi i parë në botë i cili e mori protezën e implantuar direkt në ashtin e sipërm të krahut. Ajo ia ka mundësuar atij një kontroll shumë më të mirë të krahut dhe dorës së tij prostetike.
Ortiz tha se pajisjet kontrolluese që janë të lidhura në mënyrë eksterne nga proteza nëpërmjet lëkurës në muskujt nën të ndonjëherë mund të infektohen. Implanti i ri "osseo-integrated" e anashkalon këtë problem sepse nuk lidhet përmes lëkurës dhe muskujve, por bashkëngjitet në asht, ashtu si zëvendësuesit ekzistues të gjurit apo nyjave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kapsllëku mund të ndikojë në zhvillimin e problemeve të zemrës: Në çfarë rreziku janë njerëzit me tension të lartë
Gjashtë shenja që tregojnë se duhet të shqetësoheni për shëndetin tuaj mendor
Kujdes kur bëni këto aktivitete, mund të pësoni atak në zemër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh