LAJMI I FUNDIT:

Si të zbusim mahmurllëkun

Si të zbusim mahmurllëkun

Mahmurllëku është shenjë që para një nate e keni tepruar me alkoolin, mirëpo në vend që të pendoheni dhe të nevrikoseni, përpiquni ta zbusni atë.

Po ju paraqesim mënyrat e verifikuara të luftës kundër mahmurllëkut:

Pirja e duhanit përkeqëson mamurllëkun – Një hulumtim ka treguar që nëse me alkool pini cigare, ditën tjetër do të keni përgjumje dukshëm më intensive. Shkencëtarët besojnë që pirja e duhanit nxit konsumim edhe më të madh të alkoolit. Po ashtu, kimikatet nga cigaret rrisin efektin e kompozimeve nga alkooli.

Pijet e errëta përkeqësojnë mahmurllëkun – Pijet më të errëta, si vera e kuqe ose rumi, mund të përkeqësojnë mahmurllëkun sepse përmbajnë sasi më të madhe të kompozimeve të cilat quhen kongjenerë.


Gjenet luajnë rol të rëndësishëm – Shkencëtarët kanë dëshmuar që disa gjene janë përgjegjëse për shpërbërjen e nënkompozimeve toksike të alkoolit.

Proteinat ndihmojnë – Nuk është e domosdoshme të hani proteina, e rëndësishme është që të hani diçka që alkooli të absorbohet më ngadalë. Në këtë mënyrë do të mund të pini sasinë e njëjtë të alkoolit, ndërsa mahmurllëku ditën tjetër do të ketë intensitet dukshëm më të dobët.

Pijet e gazuara përkeqësojnë mahmurllëkun – Birra ose shampanja mund të përkeqësojnë mahmurllëkun. Nëse tashmë keni konsumuar pije të gazuara, përveç tyre pini sa më shumë ujë për ta hidratuar njëkohësisht organizmin.

Uji ndihmon – Alkooli shkakton dehidrimin e trupit, prandaj është e rëndësishme të konsumoni ujë. Uji do ta hidratojë trupin dhe do të reduktojë veprimin e alkoolit në organizëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori