Meditimi Transcendental, një teknikë përfituese për shëndetin fizik, mendor dhe emocional
Studiuesit kanë konkluduar se Meditimi Transcendental gjallëron inteligjencën e brendshme të trupit, duke mbështetur aftësinë e tij të lindur për të shëruar vetveten.
Justin Goçi
Mësues i certifikuar i Meditimit Transcendental
meditimikosova@gmail.com
http://al.tm.org
MT pasuron burimin e inteligjencës natyrale në themelet e mendjes që përmirëson të gjitha aspektet e funksionimit mendor. Për shkak se mendja dhe trupi janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, kjo teknikë ka efekte të matshme edhe në trup. Kështu, MT sjell një sërë të mirash në çdo fushë të jetës.
Mbi 600 studime shkencore
Mbi 600 studime shkencore të zhvilluara në 250 universitete të pavarura dhe shkolla mjekësore në 33 shtete gjatë 40 viteve të shkuara, verifikojë këtë varg të gjatë të mirash nga teknika e Meditimit Transcendental.
Meditimi Transcendental redukton stresin natyrshëm
Stresi është një fakt i jetës- por nuk ka pse të jetë kështu. Çdokush është i vetëdijshëm për efektet negative të stresit. Stresi ul performancën, dëmton lidhjet dhe krijon shkëputje dhe konsumim. Shkurtimisht, ai shkurton gëzimin e jetës. Për më tepër ai grumbullohet gjithmonë e më shumë gjatë gjithë jetës.
Edhe një gjumë i mirë natën ose një fundjavë e mrekullueshme nuk na lejon që ta marrim veten plotësisht prej tij. Në ditët e sotme, stresi është një fakt i jetës- por nevoja jonë është që stresi të mos jetë.
Krijimi i një perspektive të balancuar
Mund të ketë ose të mos ketë gjëra që ne mund të bëjmë për të riorganizuar jetët tona nga jashtë për të ulur stresin. Qoftë ose jo ky një opsion, në brendësi, fizikisht Meditimi Transcendental eliminon efektet e stresit. Kur ne praktikojmë rregullisht dhe kështu jetojmë një jetë më të lumtur spontanisht.
Ndryshe nga shumica e praktikave, Meditimi Transcendental nuk kërkon shumë përpjekje. Është e thjeshtë për ta mësuar, është e këndshme për ta praktikuar dhe shumica e njerëzve i provojnë përfitimet që në fillim. Teknika ofron rrugën drejt rezervuarit të kreativitetit, energjisë dhe inteligjencës brenda gjithsecilit prej nesh – për një të menduar më efektiv, për rritje të lumturisë dhe mirëqenies. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh