Dafina është një pemë/shkurre me gjelbërim të përjetshëm, gjethet e të cilës janë përplot shëndet.
Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop
Që nga kohët e lashta, fletët e dafinës (Laurus nobilis) kanë qenë simbol i lavdisë, paqes dhe sigurisë. Efektet e saj të dobishme ndaj kurimit të sëmundjeve janë njohur që nga koha e grekëve dhe romakëve. Ato mund të përdoren gjatë gjithë vitit, por janë veçanërisht të shijshme gjatë dimrit dhe fillimit të pranverës.
Zakonisht përdoren në përgatitjen e pjatave të peshkut, mishit, supave, etj.
Gjethet e dafinës janë burim i rëndësishëm i vitaminës C e cila, është një nga antioksidantët më të fuqishëm natyrorë, e aftë për të luftuar veprimin e radikaleve të lira. Vitamina C forcon sistemin imunitar dhe stimulon shërimin e plagëve.
Përveç kësaj, gjethet e dafinës janë një burim i mirë i acidit folik. Acidi folik është i rëndësishëm gjatë shtatzënisë sepse pengon shfaqjen e defekteve të foshnjës në lindje.
Gjethet e dafinës përmbajnë vitaminë A, thelbësore për ruajtjen e shikimit, lëkurës së shëndetshme dhe mbron nga kanceri i mushkërive.
Gjethet e dafinës kanë vitamina B, të tilla si niacin dhe riboflavin. Vitaminat B rregullojnë metabolizmin, kontribuojnë në funksionimin e sistemit nervor. E dobishme kundër lodhjes me origjinë nervore. Përdorimi i ekstraktit të gjetheve të dafinës trajton dhimbjen e kokës bashkë me migrenën.
Në Mesjetë është konsideruar një ilaç natyror i përshtatshëm për rregullimin e ciklit menstrual.
Gjethet e dafinës dhe vaji esencial i saj janë të dobishme në eliminimin e bronkitit dhe kollës, laringitit dhe mjekimin e bajameve. Në rast se ju është ngjirur zëri, ju duhen vetëm disa pika vaj esencial dafine për t’u kthyer në normalitet.
Dafina është një prej bimëve më të mira për flokët. Lufton zbokthin, rënien e flokëve dhe, sikur të mos mjaftonte, kontribuon në forcimin dhe rritjen e tyre. Një përgatitje interesante që aplikohet nga jashtë është vlimi i një litri ujë dhe një sasi e vogël e gjetheve të dafinës për një orë. Shpëlahen flokët pas shamponit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës