Hulumtimet kanë treguar që uji në shishe fsheh gjurmë të baktereve, fluorideve, kimikateve.
Marketingu për përshkrimin e ujit në shishe shpesh përdor fjalët i freskët, i paprekur, natyral, ndonëse fshihen informatat për kualitetin e vërtetë të ujit të tillë. Megjithatë, për shkak të problemeve të shpeshta me ndotjen në disa vitet e fundit ka pasur më shumë se qindra raste të largimit të ujit në shishe nga tregu.
Për dallim nga uji i rubinetit i cili testohet qindra herë në ditë dhe i cili është nën mbikëqyrje të përhershme nga prodhuesit e ujit, në shishe nuk kërkohet të japin të dhëna për kualitetin e tij. Tregu i ujit në shishe nuk është i rregulluar, ndërsa FDA-ja nuk ka juridiksion mbi të për ç’arsye as publiku nuk është i njoftuar me të dhënat për burimet dhe mënyrën e prodhimit të ujit të tillë.
Rreziqet që fshihen prapa konsumimit të ujit në shishe janë përtej anës së tij praktike.
Sipas të dhënave të grupit punues për mjedisin, për prodhimin vjetor të ujit në shishe janë të nevojshme aq vajra sa janë të nevojshme të mbushen me lëndë djegëse rezervuarët e një milion automobilave. Kur vjen në duart e konsumatorëve, vetëm një nga pesë shishe riciklohet edhe kështu ndotet edhe më shumë mjedisi.
Hulumtimet kanë treguar që uji në shishe fsheh gjurmë të baktereve, fluorideve, kimikateve, përcjell koha.net. Sado steril të jetë procesi i mbushjes së ujit, pasi që ai ruhet në plastikën e cila lehtazi mban aroma dhe baktere, uji në shishe nuk është kurrë i pastër sa duhet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh