Aftet (stomatiti aftoz) janë lezione të zakonshme që paraqiten si inflamacion i mukozës në gojë. Nëse këto ulcera të vogla ndodhin shpesh, mund të jenë jashtëzakonisht të dhimbshme.
Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop
Mund të përsëriten në mënyrë sporadike, por e rëndësishme është të përcaktohet shkaku i tyre, që mund të jetë një mangësi nutritive (vitamina B ose hekur), një intolerancë ushqimore, kimikatet në pastën e dhëmbëve, aditivët në ushqime, por edhe mund t’i atribuohet një periudhë stresi.
Shmangia e shkaktarëve të mësipërm në masën e mundshme, sigurisht do të krijojë linjën e parë mbrojtëse.
Në vijim është një listë e dobishme me mënyra të thjeshta natyrale.
1) Vaji tea tree
Ky vaj i gjithanshëm është thelbësor në rastin e aftëve. Aplikohet në dy mënyra të ndryshme, duke bërë shpëlarjen e gojës me gjysmë gotë me ujë dhe 3-4 pika të vajit tea tree ose, në qoftë se keni vetëm në një vend, prekeni me një copëz pambuku të cilën e keni lagur me dy pika të këtij vaji esencial.
2) Soda bikarbonat
Mund të përdoret saktësisht e njëjta procedurë vetëm me sodë buke, e cila dezinfekton. Bëni gargarë duke përzier një lugë (çaji) në një gotë me ujë ose aplikojeni direkt në afte, duke e lënë për disa minuta para se ta hiqni.
3) Shërimi me bimë
Një metodë e vjetër është shpëlarja me bimë. Janë disa bimë veçanërisht të përshtatshme në rastin e afteve, të cilat kanë veti qetësuese dhe anti-inflamatore. Këto janë: sherbela, kamomili, mëllaga dhe gjethet e ullirit. Mund të përgatisni një çaj (përdorni një lugë gjelle nga secila bimë), duke i lënë ato për dhjetë minuta në ujë të valuar dhe pastaj kullohet. Shtoni lëngun e një limoni dhe pijeni disa herë në ditë ose bëni gargare.
4) Hudhër
Para çdo vakti vendosni në afte një thelb hudhër të prerë dhe lëreni të veprojë për një kohë.
5) Aloe Vera Gel
Një shërim i shpejtë, qetësues dhe i lehtë për aftët në gojë është aplikimi i gelit aloe vera.
6) Vitaminat dhe mineralet
Vitaminat dhe mineralet e domosdoshme për të larguar aftet janë: vitamina B12, acidi folik dhe hekuri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh