Disa hulumtime tregojnë se fluori mund ta përmirësojë shëndetin e gojës, përderisa disa hulumtime të tjera pohojnë se mund të jetë i dëmshëm.
Studimet e mëparshme kanë treguar se konsumimi i tepruar i fluorit mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.
Më shumë se 4 miligramë të fluorit në ditë mund të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve, probleme me muskuj dhe dhimbje kronike.
Shkencëtarët nga Britania e Madhe kanë konstatuar se shumë lloje të çajit të zi në treg përmbajnë rreth 75 deri në 120% të dozës suaj të rekomanduar ditore të ftuoridit. Nëse kësaj i shtoni ushqime të tjera të pasura me ftuorid, përdorni pastë me ftuorid, çaji i zi mund të mos kontribuojë në shëndetin tuaj.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se këto rezultate janë të sakta vetëm kur është fjala për disa prodhues të çajit të zi. Sa më pak që është çaji i përpunuar, aq më pak fluor do të përmbajë ai. Kjo është arsyeja se pse duhet të blejmë çaj nga prodhuesit me renome.
Ky është një nga studimet e pakta që tregon se çaji i zi mund të ketë efekte negative në shëndetin, por përfitimet e zbuluara janë më të rëndësishme dhe definitivisht i tejkalojnë mangësitë.
Nëse planifikoni të filloni çdo ditë të konsumoni çaj të zi, gjithsesi bisedoni me mjekun, sidomos nëse vuani nga sëmundje të caktuara apo jeni duke marrë ilaçe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh