LAJMI I FUNDIT:

Shikimi i zgjatur i TV-së mund të ndikojë në trurin e fëmijëve

Shikimi i zgjatur i TV-së mund të ndikojë në trurin e fëmijëve

Hulumtuesit në Japoni thonë se skanimet e trurit të fëmijëve të cilët kishin shikuar TV për një periudhë të zgjatur kohe treguan një ndikim negativ në funksionin e nivelit të lartë të trurit.

Ryuta Kawashima, profesor në “Division of Cognitive Neuroscience Institute of Development, Aging and Cancer” në Universitetin Tohoku, dhe kolegët e tij thanë se studimi përfshiu rreth 270 fëmijë të moshës 5-18 vjeçar, të cilët shikuan deri në 4 orë të TV në ditë.

Truri i fëmijëve dhe adoleshentëve u skanua duke shfrytëzuar rezonancën magnetike, transmeton koha.net.

Hulumtuesit përdorën të dhëna përcjellëse të gjatësisë në pjesëmarrësit e studimit dhe zbuluan se shikimi i zgjatur i TV shoqërohej me një ndryshim negativ në aftësitë verbale dhe anatominë e trurit me kalimin e kohës.


Studimi i publikuar në revistën “Cerebral Cortex” gjeti se shikimi i zgjatur i TV ndikoi negativisht në mekanizmat nervore si aftësitë verbale. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori