Në ambientet e shoqatës Handikos është zhvilluar seminari ‘Problemet urologjike tek fëmijët më mielomeningocellë’ që për qëllim kishte trajtimin e fëmijëve nga sëmundja e veshkave dhe ulja e rrezikut të infeksioneve urinare.
Gjithashtu në këtë seminar është folur edhe për sëmundjen ‘Spina Bifida’, e cila shfaqë defekt të harqeve të unazave vertebrale për shkak të mos mbylljes apo hapjes së tyre.
Sipas, Prof. Dr, Murat Dayanç, Urolog Pediatër në Spitalin Amerikan, këto defekte të sëmundjes së Spina Bifidës ndodhin mes javës së tretë apo të katërt të shtatzënisë, por nëse bëhet trajtimi me kohë siç pohoi ai, këta fëmijë do të mund të ecin me këmbët e veta për një kohë të shkurtër.
Po ashtu, ai tha se nëse fëmijët me sëmundjen Spina Bifida nuk përcillen në mënyrë të drejtë mund të kalojnë deri në insuficiencë të veshkave (pamjaftueshmëri) dhe se sipas tij, pacientët që i përcjell ai në ditët e sotme nuk ka ndodhur ndonjë problem i tillë me fëmijët. Prof. Dayanç po ashtu shtoi se për këto sëmundje ka metoda të thjeshta që të parandalohen.
Rreth 95% të fëmijëve me sëmundjen Spina Bifida kanë dëmtim në intervenimin e fshikëzës, dhe si pasojë e kësaj sëmundje ata mund të kenë mosmbajtje të urinës, vështirësi në zbrazje, dëmtimin e veshkave për shkak të rritjes së presionit të fshikëzës, refleks vezikoureteral, obstruksion urinar (bllokim) dhe infeksione urinare.
Spitali Amerikan në bashkëpunim me HANDIKOSin, ka vendosur që këta fëmijë të kryejnë kontrolle falas, gjithashtu tre prej tyre në kushte më urgjente shëndetësore do të operohen falas në Spitalin Amerikan në Prishtinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh