LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është Candida dhe si trajtohet?

Çfarë është Candida dhe si trajtohet?

Myku Candida albicans jeton normalisht në trupin tonë, i kontrolluar nga bakteret e dobishme në trup dhe sistemi imunitar.

Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop

Nëse bakteret e dobishme shkatërrohen nga përdorimi i antibiotikëve, ose në qoftë se sistemi imunitar i një personi dobësohet, Candida mund të rritet së tepërmi.

Rritja e jashtëzakonshme e mykut Candida depërton në murin e zorrëve, duke shkaktuar probleme të tilla si, lodhje, dhimbje koke, luhatje humori, memorie të dobët dhe ulje të përqendrimit, oreks për ëmbëlsirat, deri tek simptoma e fibromialgjisë, probleme me lëkurën (ekzemën, psoriazën, aknet), thonj të dëmtuar, infeksione vagjinale, orale, etj.


Bimët që luftojnë mykun Candida

Echinacea – është një prej bimëve më të mira imuno-stimuluese dhe antiseptike. Një sistem i mirë dhe i shëndetshëm imun është i nevojshëm për t’u mbrojtur nga Candida.

Gjethet e ullirit – kanë veti anti-fungale, anti-parazitare të forta, anti-virale dhe antibiotike. Kanë 400% antioksidantë më shumë se Vitamina C dhe dy herë më shumë antioksidantë se çaji i gjelbër. Gjethet e ullirit gjithashtu stimulojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak (nivele të larta të sheqerit në gjak ushqejnë candida). Gjethet e ullirit i japin trupit një rritje të natyrshme të energjisë, e cila është e dobishme kur candida na bën të lodhur.

Trumza dhe rozmarina – janë bimë anti-fungale pa kundër-indikacione. Rregullojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë për të dëbuar toksinat përmes sistemit limfatik.

Calendula – ka veti antifungale dhe anti-inflamatore të fuqishme duke e bërë një mbrojtës efektiv kundër mykut Candida. Calendula gjithashtu forcon mëlçinë duke ndihmuar trupin në detoksifikim. Përdoret si çaj dhe vaj.
Kujdes: Calendula nuk duhet të konsumohet gjatë shtatzënisë!

Vajrat që kurojnë mykun Candida

Vaji i kokosit – ka veti të fuqishme antifungale, duke e bërë atë një nga mënyrat më efektive për Candida. Aplikohen zonat e prekura tri herë në ditë. Përmban disa acide shumë efektive që luftojnë Candida: acid capric (gjendet edhe në qumështin e nënës), acid caprylic, acid lauric, acid myristic.

Vaji i rigonit – ky vaj i gjithanshëm ka fuqi antimikrobiale, që heq të gjitha varietetet e kërpudhave dhe mykut pa dëmtuar bakteret e mira.

Vaji Tea Tree (Melaleuca) – ky vaj është antifungal i fuqishëm dhe ka provuar efektivitet kundër candida.

Gjithashtu, vaji i kanellës dhe i karafilit janë të dobishëm për largimin e mykut Candida. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori