LAJMI I FUNDIT:

Realizohet operimi i parë i kataraktit (perdes së syrit) me metodën laserike (Fako-Iol)

Realizohet operimi i parë i kataraktit (perdes së syrit) me metodën laserike (Fako-Iol)

Spitali Medicine në Kosovë ofron edhe metodat më moderne të trajtimit të syve përmes trajtimit laserik dhe metodës Fako-Iol.

Për herë të parë, në Spitalin Medicine, bëhet operimi i suksesshëm me laser. E operuara, pacientja 68 vjeçare nga Kosova, u diagnostikua me katarakt dhe me tension të rritur të syrit i cili paraqiste rrezik për pacienten, me ç’rast mjekët këshilluan operim të menjëhershëm. Operimi i pacientes në Spitalin Medicine është bërë me anë të laserit dhe me njërën prej metodave më të përsosura (FAKO-IOL), metodë që po bën ndryshim të madh në fushën e oftalmologjisë.

Op. Dr. Dilek Uzer nga Turqia, udhëheqëse e njësisë së oftalmologjisë në Spitalin Medicine, vlerëson se operimi ishte shumë i suksesshëm, duke treguar që pacientja tanimë është lëshuar nga spitali dhe gjendja e saj e mëparshme është evituar tërësisht.

“Intervenimi i hershëm ndihmon në trajtimin e suksesshëm të sëmundjeve të tilla, pa lënë vend për komplikime afatgjata në të parë, andaj edhe lusim të gjithë qytetarët, që me kohë të kontaktojnë Spitalin Medicine për çdo lloj shqetësimi në lidhje me sytë e tyre. Vlerësojmë që trajtimi profesional është më se i nevojshëm dhe në Spitalin Medicine bëjmë të gjitha përpjekjet që të gjithë të pranojnë mjekim të bazuar në standardet më të reja në shkencat mjekësore dhe nga specialistë të dëshmuar në këtë lëmi”, deklaroi Op. Dr. Uzer.


Shërbimi i oftalmologjisë në Spitalin Medicine në Kosovë ofron edhe metodat më moderne të trajtimit përmes trajtimit laserik dhe metodës fako-iol. Pacientët nuk kanë më nevojë të vizitojnë vendet fqinje për trajtim profesional dhe modern të sëmundjeve të syrit, pasi që atë mund ta bëjnë në vendin e tyre.

“Njësia e Oftalmologjisë në Spitalin Medicine ofron trajtime laserike të sëmundjeve të syve, pa dhimbje dhe me kohëzgjatje minimale. Lloji i laserit që përdoret vepron vetëm në sipërfaqe të syrit dhe nuk depërton në brendi të syrit, dhe si i tillë nuk është i dëmshëm. Me anë të metodave që ne aplikojmë, garantohet shërim i shpejtë dhe shumë profesional” – shtoi në fund specialistja nga Turqia, Op. Dr. Dilek Uzer.

Numri i operimeve të përfunduara me sukses, në njësinë e sapo hapur të oftalmologjisë në Spitalin Medicine, është në ngritje e sipër. Çmimet dhe ofertat shumë të volitshme, pajisjet më moderne në vend, ekipi profesionist i përbërë edhe nga mjekë nga Turqia, bashkë me shërbimet cilësore, kanë bërë që numri i vizitorëve të jetë në rritje të vazhdueshme që nga hapja e këtij departamenti pak kohë më parë.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori