Stresi nënkupton veprimin e befasishëm të faktorëve psiko-social, të cilët në mënyrë të shpejtë çrregullojnë baraspeshën psikike, biologjike dhe sociale, ndërsa reagimi në situata të stresit është individual për secilin.
Për këtë arsye, për të parandaluar në mënyrë të suksesshme dhe për të pasur një veprim terapeutik mbi pasojat e padëshirueshme të stresit, është e domosdoshme që të llogariten karakteristikat individuale të secilit (eksperienca jetësore, personaliteti, predispozita gjenetike, motivimi aktual dhe ndikimet e mëparshme të stresit) në aspektin biologjik dhe psikik, për të diagnostikuar stresin nëse ka prejardhje biologjike apo mentale.
Njëra nga ndërhyrjet më të thjeshta, por më efikase, në kontrollimin e stresit është ndryshimi i mënyrës së jetesës të bazuar në ushqimin e shëndetshëm, relaksimin dhe ushtrimet fizike. Thelbi i ushqyerjes së shëndetshme qëndron në kualitetin e ushqimit dhe në baraspeshën ndërmjet ushqimit të marrë dhe energjisë së harxhuar.
Ushqimi ka rëndësi të dyfishtë në lidhje me kontrollimin e stresit. E para, ajo çka hamë dhe si e hamë ndikon në shëndetin tonë të përgjithshëm dhe luan një rol të veçantë në kontrollimin e stresit. E dyta, disa ushqime provokojnë reaksionin e stresit dhe në mënyrë akumuluese ndikon në stresuesit tjerë. Nga kjo kuptojmë se është e nevojshme baraspesha ushqyese, e cila përbëhet nga 30-35% yndyra, 15-20% proteina, 50% karbohidrate (në këtë grup duhet të ketë më pak se 10% sheqer të zakonshëm).
Rekomandimet konkrete sa i përket ushqyerjes:
– ushqimi natyral, që është mjaft i preferuar,
– konsumimi i sasisë së nevojshme fijeve dietale (celulozë, pektina etj, rreth 50 g në ditë),
– zvogëlimin e konsumimit të ushqimit i cili përmban kolesterol (pra zëvendësimi i yndyrave me prejardhje shtazore me ato me prejardhje bimore),
– konsumimi adekuat i lëngjeve (më shumë se një litër në ditë),
– zvogëlim i përdorimit të kripës dhe sheqerit,
– zvogëlim i konsumimit të produkteve që nxisin stres (kafeinës dhe çokollatës),
– marrja e vazhdueshme e vitaminave dhe mineraleve,
– caktimi i baraspeshës ndërmjet kalorive,
– ngrënia e rregullt dhe më e paktë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania