Disa këshilla për terapinë rrezatuese të gjirit
Gjatë terapisë rrezatuese të gjirit mund të paraqiten simptoma në lëkurë në formë të skuqjes, tharjes ose të kruarave, të cilat tregojnë reagimin e lëkurës në rrezatim.
Në rast të paraqitjes së këtyre simptomave, duhet doemos të paraqiteni te mjeku i juaj i cili kontrollon mjekimin tuaj.
Në momentin e parë të paraqitjes së skuqjes ose të kruarave të lëkurës mund të përdorni kompresa të ftohta me ujë ose tretësirë antiseptike dy-tri herë brenda ditës nga 20 minuta, mirëpo sa më shpejt paraqituni te mjeku.
Në lëkurë mos vendosni kremra, losione ose pudër para se të konsultoheni me mjekun,transmeton Telegrafi.
Gjatë terapisë rrezatuese, së paku një herë në javë, duhet të lajmëroheni te mjeku juaj për të kontrolluar gjendjen tuaj shëndetësore, përparimin e terapisë dhe për konsultime.
Kujdesi ndaj lëkurës së gjirit
Rekomandohet që gjatë terapisë rrezatuese, lëkura të lahet për një kohë të shkurtë me ujë të vakët. Duhet të shfrytëzohen banjat neutrale, ndërsa regjioni i lëkurës, i cili rrezatohet, nuk duhet të preket me sfungjer apo ndonjë mjet tjetër gjatë larjes, por vetëm me dorë dhe me gishta. Lëkura duhet të thahet vetvetiu.
Gjatë periudhës së terapisë dhe një muaj pas saj nuk preferohet të rruhen sqetullat në anën në të cilën bëhet ose është bërë rrezatimi dhe të mos përdoren deodorante.
Rrobat duhet të jenë më të gjëra, pasi që fanellat e ngushta mund ta irritojnë lëkurën, ndërsa më së miri është të përdoren veshjet e pambukut me qëllim që lëkura të ajroset më tepër.
Lëkura nuk duhet të rrezitet në diell gjatë kohës së radioterapisë dhe një vit pas përfundimit të saj.
Është me rëndësi që gjatë kësaj terapie të konsumohen gjithnjë e më shumë lëngje dhe të shfrytëzohet ushqimi i balancuar, dhe të mos mbahet ndonjë dietë rigoroze apo të kihet uri.
Meqenëse gjatë terapisë me rrezatim, pacientët ankohen në lodhje dhe plogështi, rekomandohet që gjatë kësaj kohë të mos bëhet ndonjë punë ngarkuar dhe të ketë sa më shumë pushim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025