LAJMI I FUNDIT:

Kanabisi rrit mundësinë e vetëvrasjeve tek adoleshentët

Kanabisi rrit mundësinë e vetëvrasjeve tek adoleshentët

Kush tymos në mënyrë të rregullt kanabis gjatë adoleshencës dhe në veçanti përpara moshës 17 vjeçare, ka një probabilitet mbi 60% të braktisë shkollën edhe të përdorë më pas droga të tjera, të cilat e çojnë drejt vetëvrasjes.

Në këtë përfundim ka dalë një studim australian i Universitetit Nuovo Galles del Sud, i publikuar në The Lancet Psychiatry.

Kërkimi del në përfundimin se nuk ka një nivel të sigurt të kontrollit në mënyrë që lënda narkotike të mos përdoret nga adoleshentët.

Ekspertët kanë përpunuar të dhënat nga thuajse 4 mijë pjesëmarrës, të cilët kanë përdorur kanabis gjatë tre viteve që ka zgjatur studimi.


Sipas studiuesve,shkruan Noa, marijuana ka pasoja tejet negative te personat, kur ata janë në moshën e adoleshencës, në krahasim me rininë apo mosha të tjera. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori