Ushtrimi në kohë të lirë mund t’ju ndihmojë në preventivën e shtypjes së lartë të gjakut, ndërsa aktiviteti fizik në punë nuk jep rezultate njësoj të mira, tregon një hulumtim i ri.
Receta e përbashkët për zgjidhjen e problemit të shtypjes së lartë është ushtrimi i shpeshtë, transmeton Telegrafi. Në vazhdim shikoni sesi dhe përse kjo qasje është e efektshme:
Vetëm 150 minuta shëtitje në javë, vetëm 20 minuta në ditë, mund të përmirësojnë shëndetin tuaj në mënyrë të konsiderueshme.
Shkencëtarët nga Universiteti South Carolina në Columbia, në periudhën prej 5 vjetësh kanë përcjellë shëndetin e 6.300 njerëzve në moshën prej 20 deri 80 vjeç, ndërsa rezultatet janë publikuar në revistën “Hypertension”.
Një e treta e pjesëmarrësve ka pasur të paktën një prind i cili ka pasur hipertension të zhvilluar. Ata persona kanë pasur për 34 për qind rrezik më të madh për të pasur hipertensionin, për dallim nga personat të cilët në historinë e sëmundjes brenda familjes (anamneza familjare) nuk kanë pasur të shënuara raste të hipertensionit.
Më shumë se 1.500 pjesëmarrës kanë zhvilluar hipertensionin gjatë hulumtimit. Megjithatë, personat që kanë ushtruar rregullisht kanë pasur për 42 për qind rrezik më të vogël nga zhvillimi i hipertensionit, pavarësisht anamnezës familjare.
“Rezultati i këtij hulumtimi vërteton rëndësinë e ushtrimeve. Madje 150 minuta shëtitje në javë do të reduktojnë rrezikun nga zhvillimi i hipertensionit”, ka deklaruar udhëheqësi i hulumtimi prof. Robin Shook.
Tek personat të cilët nuk kanë ushtruar, por edhe në anamnezën familjare nuk kanë pasur raste të shënuara të hipertensionit, rreziku ka qenë i ngritur për 24 për qind.
Personat që nuk kanë ushtruar rregullisht, ndërsa kanë pasur predispozita gjenetike për zhvillimin e tensionit të lartë të gjakut, kanë pasur madje për 70 për qind rrezik më të madh.
Hipertensioni kryesisht nuk ka simptoma, prandaj edhe e quajnë “vrasës i heshtur”. Shkencëtarët kanë dëshmuar që hipertensioni rrit rrezikun nga zhvillimi i arterosklerozës, sulmit në zemër dhe tru, dëmtimi i veshkave, verbëria dhe ngjashëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania