Diabeti mund të kurohet pasi që shkencëtaret kanë zbuluar që grumbujt e toksinave të hormoneve amylin i ndalojnë qelizat që të prodhojnë insulinë.
Shkencëtarët e Universitetit të Manchesterit kanë zbuluar që Tipi 1 dhe Tipi 2 i diabetit shkaktohet nga mekanizmat e theksuar më lartë.
Zbulimi tregon se të dyja format ndodhin kur hormonet amylin fillojnë të grumbullohen dhe të bashkohen së bashku, duke rrethuar qelizat dhe duke i ndaluar ato në prodhimin e insulinës.
Insulina është thelbësore për largimin e sheqerit në lëvizjen e gjakut nëpër muskuj dhe prodhimin e energjisë nga indet dhjamore. Por insulina e vogël bën që të këtë nivele të rrezikshme të glukozës që bëhet në gjak, duke shkaktuar dëmtime në damarët e zemrës, sy dhe nerva.
Megjithatë zbulimi i ri është një hap i ri për të gjetur ilaçin i cili ndalon ndërtimin e amylinit në rastin e parë apo tretjen e këtyre grumbujve të yndyrës nga insulina për të cilat ka disa ilaçe.
Pankreasi është ai që prodhon si insulinën ashtu edhe amylinin e të cilët zakonisht punojnë bashkë për të rregulluar ushqimin e konsumuar në trup.
Amylin mund të prodhohet edhe rreth qelizave të pankreasit pasi që grumbujt toksikë, të cilat mandej si kundërpërgjigje shkatërrojnë këto qeliza që prodhojnë insulinë. Pasojat e kësaj janë se qeliza që vdes është diabet.
Hulumtimet e mëparshme tregonin që shkaktimi i Tipit 2 të diabetit bëhet kështu. Por tani shkencëtaret besojnë se mund të shpjegojnë edhe Tipin 1 të diabetit i cili mund të zhvillohet që në fëmijëri.
Skuadra shpreson që të gjej ilaçin e duhur për të bërë trajtimet mjekësore në dy vitet në vazhdim dhe pritet që këto të avancohen më shumë duke u testuar tek të dy tipat e diabetit tek pacientët.
Trajtimet klinike janë planifikuar nga një grup hulumtues në Angli dhe Skoci.
Organizata të ndryshme të diabetikëve kanë thënë se njerëzit duhet t’i shmangen kësaj sëmundje duke përmirësuar stilin e tyre të jetës, sidomos në ushqim, derisa të gjetet ilaçi.
“Amylin është duke u studiuar tek pacientët që disa vite”, tha Dr Alasdair Rankin, drejtor për hulumtime të Diabetit në Britani.
“Tipi 1 dhe 2 i diabetit zhvillohen në dy kushte të ndryshme. Ne nuk e dimë ende shkakun se çfarë saktësisht e shkakton Tipin 1, por disa gjetje thonë se Amylin e shkakton edhe atë. Ne e dimë që Tipi 2 i diabetit shkaktohet nga disa faktorë që e rrezikojnë jetën e pacientëve, e këtu përfshihet edhe etnia, mosha, historia familjare dhe pesha. Andaj përderisa nuk ka ndonjë mënyrë për ta reduktuar rrezikun e Tipit 1 të diabetit, mënyra më efektive është të reduktohet risku i Tipit 2 nga i cili mund të kontrolloni ushqimin dhe mund të jeni aktiv me anë të ushtrimeve fizike”.
Studime do të botohet në revistën “Journal of the Federation of American Societies for Experimental Biolog”. /Noa/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania