Nuk bën të krijojmë panik, është gjë e mirë që virusi nuk po përhapet lehtë. Patjetër duhet të krijohet kontakti me lëngjet e trupit të personit të infektuar apo të kafshës së infektuar. Por mund të bartet edhe nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, e jo nëpërmjet ajrit siç është rasti me virusin e gripit.
Nuk mund të bëhet infektimi nëpërmjet objekteve, përpos nëse objekti nuk është kontaminuar me gjak apo me lëngje trupore të të infektuarit, me mbajtje në dorë, prekje me dorë në transportin publik, por jo nëpërmjet ushqimeve, përveç, nëse mishi nuk është nga kafshët e infektuara, transmeton Telegrafi.
Kjo sëmundje infektive, shfaqet me ethe të përnjëhershme, dhimbje koke dhe muskuj, dhimbje të fytit dhe dobësi, e ndjekur nga diarre, të vjella dhe dhimbje barku. Në disa raste, sëmundja shkakton skuqjen e syve kuqe, tkurrje të diafragmës, gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme. Derisa infeksioni përparon, pacientët vuajnë nga mundimi, tharje të fytit dhe mosfunksionimi i veshkave.
Epidemiologët besojnë se virusi Ebola vjen te njeriu si rezultat i kontaktit të tij me lakuriqët e natës. Virusi Ebola transmetohet në kontakt të drejtpërdrejtë me gjakun, me lëngjet biologjike ose me lëkurën e njerëzve dhe kafshëve të infektuar. Simptomat e para të virusit shfaqen pas 21 ditësh dhe njerëzit nuk mund të testohen para se të shfaqen ato.
Diagnostikimi i hershëm klinik është i vështirë, sepse simptomat nuk janë specifike. Megjithatë. Nëse një pacient dyshohet për Ebola, ai duhet izoluar dhe departamentet e shëndetësisë duhet të kontaktohen menjëherë. Testet përfundimtare për këtë virus janë ELISA dhe PCR; gjithashtu mund të përdoret edhe kultivimi i viruseve.
"Ebola dhe infeksione të ngjashme shpërndahen më së shumti nga kontakti direkt i me lëngje trupore, thotë Nick Beeching, ligjërues në Shkollën e Liverpoolit të Mjekësisë Tropikale në Angli.
Ndryshe, ky virus është vdekjeprurës për 20 deri në 90 për qind të të infektuarve – varësisht nga fuqia e tij. Virusi aktual i përket tipit Ebola-Sudan, i cili shkakton vdekjen e 70 për qind të të infektuarve.
Momentalisht nuk ekziston asnjë ilaç për shërimin nga Ebola. Pacientët trajtohen me terapi mbështetëse, e cila përfshin balancimin e lëngjeve, duke ruajtur nivelin e tyre të oksigjenit dhe tensionin e gjakut, si dhe trajtimin e tyre për çdo infeksion të ndërlikuar. Disa edhe mbijetojnë.
WHO rekomandon shmangien e kontakteve me kafshë të ngordhura – veçanërisht me primatë – dhe mos ngrënien e mishit të këtyre kafshëve, ngase besohet se i mund të jetë burim i virusit.
Ky virus vdekjeprurës, nuk paraqet ende rrezik për Kosovën. Trajtimi i të infektuarve eventual mund të bëhet në shërbimin spitalorë të Kosovës, vlerësojnë ekspertët shëndetësor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania