LAJMI I FUNDIT:

Mbani larg ndjenjën e urisë për shumë orë

Mbani larg ndjenjën e urisë për shumë orë

Kjo është një recetë fantastike për mëngjes, kur keni nevojë për diçka të shpejtë, por të shijshme dhe të përgatitur në shtëpi.

Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop

Shpesh ndodh që vaktin e mëngjesit ta konsumojmë para se të shkojmë në punë, në kafene apo dyqane të ushqimit të shpejtë, të shoqëruar me një filxhan kafe në dorë.

Do t’ju duhen vetëm disa minuta kohë për ta përgatitur këtë recetë për mëngjes, plus një gotë e vogël me kapak që ta merrni me vete në zyrën tuaj.


Përbërësit:

• 2/3 filxhan tërshërë
• 1/2 filxhan fara (fara luledielli + fara chia)
• 1/4 lugë (çaji) kanellë
• 1 lugë (supe) mjaltë ose sheqer (ngjyrë kafe)
• 2/3 filxhan qumësht

Mund të rregulloni nivelin e ëmbëlsisë sipas dëshirës suaj ose ta mënjanoni krejtësisht.

Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit, përveç qumështit, në një enë për ngrohje ose tas të vogël. Pasi ta vloni qumështin, shtojeni në enën me drithëra, dhe lërini të zbuten për 4-5 minuta.

Sipas shijes suaj, mund të shtoni boronica të freskëta ose fruta të thata.

Shijojeni këtë recetë, që do t’ju bëjë të jeni gati për të përballuar ngarkesën e ditës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori