Hulumtuesit në Shkollën e Mjekësisë Johns Hopkins në Universitin e Baltimorit kanë ndjekur aktivitetin e trurit ndërkohë që dy muzikantë të xhazit interpretonin pjesë nga kujtesa dhe pastaj u angazhuan në një improvizim të dyanshëm, duke krijuar diçka të ngjashme me një bisedë spontane muzikore.
Ata zbuluan se zonat e trurit që lidhen me sintaksën dhe gjuhën ishin shumë aktive derisa muzikantët po improvizonin. "Zonat e trurit që lidhen me gjuhën ishin shumë më aktive kur sjellja muzikore ishte spontane në mes të dy muzikantëve," tha Charles Limb; profesor në departamentin otolaringologji – kirurgji të kokës dhe qafës në Johns Hopkins, si dhe autori kryesor i një studimi të ri të publikuar më 19 shkurt në revistën PLoS ONE.
Sintaksa kundrejt semantikës
Derisa kjo duket se demonstron se truri i përdor të njëjtat zona sintaktike për t’i procesuar notat muzikore dhe fjalët e thëna, Limb tha se mekanizmat janë më komplekse se thjesht mendimi për muzikën si një gjuhë universale.
"Gjatë shkëmbimeve të improvizuara, pjesët e trurit që e interpretojnë kuptimin e gjuhës – semantika – u çaktivizuan plotësisht," tha Limb për Live Science. "E dija që do të kishim përfshirjen e zonave gjuhësore gjatë bisedës spontane muzikore, por nuk e parashikoja që zona semantike do të çaktivizohej ashtu siç u çaktivizua."
Kjo do të mund të sugjeronte se ekziston një dallim thelbësor në mes të asaj se si e proceson truri kuptimin për muzikën dhe gjuhën.
"Sintaksa ka më shumë të bëjë me gramatikën dhe strukturën e gjuhës – në thelb me rregullat e gjuhës," shpjegoi Limb. "Semantika ka të bëjë më shumë me kuptimin e fjalëve. Pra, në qoftë se muzika ka semantikë, ajo nuk procesohet në mënyrën se si përdoret tradicionalisht për gjuhën." Limb dhe kolegët e tij kishin përdorur rezonancë magnetike funksionale (fMRI) për ta ndjekur aktivitetin e trurit ndërkohë që dy pianistët e xhazit performonin.
Kreativiteti në veprim
"Xhazi është ndoshta një nga modelet më të mira për ta studiuar krijimtarinë spontane," tha Limb, "Muzikantët e xhazit kanë trurin që është aq i aftë për të improvizuar sa që kjo është një mundësi e rrallë për t’i parë punën e brendshme të trurit në veprim."
"Unë jam muzikant dhe e kam dashur gjithmonë muzikën thellësisht, por kam vendosur të mos bëhem muzikant. Jam bërë një specialist dhe kirurg i dëgjimit në vend të kësaj," tha Limb. "Por, hulumtimi në labo-ratorin tim ka të bëjë me të kuptuarit se si jemi në gjendje të arrijmë gjëra muzikore, se si truri është në gjendje ta dëgjojë muzikën, dhe fusha të tjera të nivelit të lartë të krijimtarisë."
Megjithatë, Limb e konsideron veten me fat që është në gjendje ta përfshijë dashurinë e tij për muzikë në punën e jetës së tij. "Unë jam ndoshta kirurgu më me fat në botë," tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania