Diarreja është një sinjal i dhënë nga trupi i cili përpiqet të shpëtojë sistemin nga një lëndë e rrezikshme. Çfarë mund të bëjmë për ta ndaluar sa më shpejt diarrenë në këto ditë të nxehta të verës?
Përpiquni të qëndroni larg kurimit të diarresë me anë të ilaçeve të marra pa recetë dhe mundohuni të përgatisni zgjidhje natyrale për ndalimin e saj, thuhet në një lajm të botuar në revistën “Reader’s Digest”.
Lëngu i mishit të pulës ose lëng frutash: Lëngu i mollës apo ai i mishit të pulës do të zëvendësojnë mineralet dhe kripërat e humbura nga diarreja. Qëndroni larg lëngut të portokallit, ananasit, domates dhe frutave apo zarzavateve të tjera, sepse acidet e tyre do të dëmtojnë zorrët e infektuara nga virusi. Pini pak nga pak nga lëngjet e këshilluara pak më sipër dhe përsëriteni këtë veprim çdo gjysmë ore.
Përdorni orizin: Orizi i bardhë i hap rrugë kapsllëkut. Konsumojeni pak nga pak orizin e bardhë të gatuar pa yndyrë derisa t’ju kalojë diarreja.
Qetësohuni me çajin e kamomilit: Me anë të veçorisë së tij relaksuese, çaji i kamomilit mund të lehtësojë diarrenë. Krahas kësaj, do të lehtësojë edhe dhimbjet e barkut të shkaktuara nga diarreja.
Mjalti: Janë të shumtë ata popuj të cilët e kanë përdorur mjaltin në kurimin e diarresë. Hidhni 4 lugë mjaltë në një gotë me ujë të nxehtë dhe pijeni pasi të ftohet pak. Mjalti është efektiv në kurimin e diarresë.
Pini ujë me uthull: Nëse diarreja është shkaktuar nga një infeksion bakterial, uthulla e mollës mund të jetë një zgjidhje e mirë për ta ndaluar atë, sepse përmban veçorinë antibiotike. Pektina e gjendur tek uthulla e mollës ndihmon në lehtësimin e spazmave të zorrëve.
Pure me mollë: Pureja e mollës përmban pektinë e cila ndihmon në rregullimin e lëvizjeve të zorrëve. Nëse konsumoni një fetë buke të thekur të lyer me pure molle, nuk do t’ju përzihet as stomaku.
Praktikoni dietën ‘Brat’: Kjo është një dietë e sigurt kundër diarresë, sepse përmban banane, oriz, pure molle, bukë të thekur dhe çaj. Në të njëjtën kohë do t’ju mbajë të ngopur.
Pini një gotë dhallë: Edhe dhalli është një lëng i cili ndikon pozitivisht në ndërprerjen e diarresë. Sipas indianëve, personat me diarre duhet të konsumojnë nga një gotë dhallë me zenxhefil të tharë 3-4 herë në ditë.
Provoni çajin e zi: Lënda Tanin e gjendur tek çaji i zi vepron mbi shtresat mukus të zorrëve. Kjo ndihmon në thithjen e lëngjeve nga trupi dhe në lehtësimin e infeksionit të zorrëve. Krahas kësaj, edhe boronicat apo thanat ndihmojnë në lehtësimin e diarresë.
Përgatisni çaj me lëkurë portokalli të freskët: Lëkura e portokallit vë në lëvizje sistemin tretës. Për këtë ju nevojiten portokaj organikë, pasi joorganikët përmbajnë bojë dhe kimikate në lëkurën e tyre. Hiqni lëkurën e një portokalli dhe ndajeni në copa të vogla. Vendosini pjesët në një xhezve apo çajnik dhe hidhini sipër ujë të valuar. Prisni derisa të ftohet pak. Kullojeni dhe pijeni të ëmbëlsuar me mjaltë. /Start/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania