Për lehtësimin e dhembjeve nevojiten analgjetikë, efektet anësore të të cilëve janë shpesh herë negative, në drejtime të tjera, madje bile edhe të pakontrollueshme. Ja përse shkencëtarët janë duke kërkuar mjete të tjera për të lehtësuar dhembjet
Në ditët tona po rriten sukseset e metodës së stimulimit elektrik të padëmshëm (elektrostimulimit), që i aplikuar në lëkurë ose në muskuj nëpërmjet aparaturash të posaçme, ka një gamë të gjerë indikacionesh klinike me shumë interes.
Gjithmonë bëhet fjalë, në esencë, për stimulimin elektrik me elektroda që aplikohen në sipërfaqe të lëkurës të zonës së dhembjes, të afta për të influencuar në perceptimin e dhembjes duke e pakësuar atë, transmeton Telegrafi.
Efektet kundër dhembjes mund të shihen në kohë të ndryshme: gjatë stimulimit ose pas ndërprerjes së tij; gjatë seancave të njëpasnjëshme; gjithashtu edhe kohëzgjatja e efektit ndryshon nga një rast në tjetrin. Bëhet fjalë për gjeneratorë impulsesh me rrymë konstante, që funksionojnë me bateri, ndërsa intensiteti i stimulimit dhe frekuencat e tij janë të rregullueshme.
Elektrodat që janë në formë të pllakëzave të fijeve elektrike që dalin nga aparati, fiksohen në lëkurë me ngjitës. Vendosja e tyre bëhet në pikat ku dhembja është më e përqendruar; në territorin relativ të trungjeve nervore që shpërndahen në zonën e sëmurë, ose dhe në pikat tradicionale të akupunkturës kineze.
Ekspertët e kësaj fushe thonë se rezultatet më të mira janë përftuar në këto patologji të dhembjes: neuralgji inflamatore, radiokolopati për shkaqe shtypjeje si shiatiku nga hemia diskale, pezmatime të zonës së kafkës, si në rastet e vuajtjeve trigeminale; aplikimet në fushën e ortopedisë riaftësuese i referohen në mënyrë të veçantë dhembjeve të lidhura me sëmundjet artikulare inflamatore (artite) dhe të atyre degjenerative (artroza), në sëmundjet muskulore (dhembje të indit fijor dhe dhembje të muskujve), në vuajtjet para-artikulare (periartrite të shpatullës), sindromin shpatull-dorë).
Një aplikim, që e ka bërë elektrostimulimin një nga mjetet kuruese më të vlefshme është kurimi i skoliozës tek të rinjtë, domethënë të atij deformimi të shtyllës kurrizore, gjatë së cilës ajo përkulet anash si rrjedhojë ka një funksionin deficitar të muskujve të kurrizit.
Edhe pse nuk ka qenë e mundur akoma që të afirmohet në mënyrë kategorike, është e mundur që në një të ardhme të afërt, në sajë të kësaj metodike, nuk do të shikojmë më fëmijë (të paktën nuk do të shikojmë shumë fëmijë të prekur nga skolioza), që të mbajnë korse të mbërthyera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania