LAJMI I FUNDIT:

Edhe një tjetër dobi nga lindja vaginale

Edhe një tjetër dobi nga lindja vaginale

Lindja e foshnjës së parakohshme përmes lindjes vaginale mund të parandalojë problemet e frymëmarrjes, tregon një studim i fundit.

Kërkuesit amerikanë kanë analizuar më shumë se 20 mijë të porsalindur në mesin e viteve 1995 dhe 2003 dhe kishin ardhur në përfundim se lindja vaginale është më e sigurt për fëmijët.

Të gjitha foshnjat ishin lindur herët, nga java 24 deri në javën e 34 të shtatzënisë, derisa shtatzëni normale është konsideruar lindja nga java 37 deri në javën 42. Nga të gjitha ata, vetëm dy të tretat e të gjitha foshnjave kishin bërë lindje vaginale.

Pasi kanë analizuar të dhënat, kërkuesit kanë gjetur se foshnjat e lindura me prerje cezariane ishin më të prirë të lindin me probleme respiratore. Rezultatet kanë treguar se mbi 39 për qind e tyre kanë pasur probleme të frymëmarrjes, krahasuar me 26 për qind të fëmijët të lindur përmes vaginës.


Foshnjat e lindura përmes prerjes cezariane po ashtu kanë treguar rezultate të dobëta edhe në aspektet tjera shëndetësore – përfshirë zemrën, reflekset dhe ngjyrën e lëkurës – pesë minuta pas lindjes.

Autorët e studimit thonë se përderisa nuk ka ndonjë arsye tjetër shëndetësore, nënat duhet të provojnë të lindin me lindje normale. /Mjeku.Net/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori