Taraxacum officinale, është një nga lulet e egra që gjenden me shumicë fushave. Shpesh e nënvleftësuar ajo në të vërtetë ka cilësi të jashtëzakonshme.
Ndryshe e thënë është një mrekulli e natyrës që çel në pranverë. Duhet pastruar mëlçia, veshkat tona kanë nevojë për ndihmë, dhe këto mundësi na i dhuron natyra dhe i kemi mu poshtë syve tanë … luleradhiqet për shembull.
Bima e vetive diuretike, pastruese, mineralizuese (ka sasi të lartë kaliumi, veç hekurit, magnezit, kalciumit dhe të tjerave) dhe rivitaminizuese (falë përmbajtjes së lartë me vitamina A dhe C por edhe B e K)…
Kjo bimë na ndihmon të luftojmë dhimbjet e kokës, kolesterolin e lartë dhe nxit tretjen, transmeton Telegrafi.
Nëse planifikoni që t’i largoni helmet nga organizmi, atëherë kushtojini vëmendje luleradhiqes, sepse është ideale për një gjë të tillë. Për qëllime mjekuese përdoren të gjitha pjesët e bimës.
Rrënja e luleradhiqes e nxit djersitjen, i pastron organet e frymëmarrjes dhe gjakun, përmirëson energjinë, rregullon kolesterinën dhe shkrin shtresat dhjamore.
Kompresat nga çaji i luleradhiqes qetësojnë irritimet e lëkurës. Ato kanë ndikim antimikrobial dhe antiviral, dhe për këtë arsye janë të shkëlqyeshme për pakësimin e puçrrave në fytyrë, si dhe lehtësimin e pickimeve të insekteve. Ato rregullojnë nivelin e hormoneve ndërsa lëkurës i japin një shkëlqim natyral dhe butësi. Nuk është e domosdoshme që të vendosni kompresa të çajit të luleradhiqes, mjafton ta pini çajin çdo ditë. Pas disa javësh do ta vëreni reduktimin e puçrrave. Kompresat e çajit të luleradhiqes janë dëshmuar të suksesshme në zbutjen e simptomave të psoriazës, si kruajtja dhe qërimi i lëkurës.
Si t’ia marrim të mirat?
Përzini nga një lugë të gjetheve të thara, luleve dhe rrënjëve të prera imët të luleradhiqes, ua qitni një filxhan ujë të vluar, mbulojeni dhe e lini të qëndrojë 20 minuta, ndërsa më pas e filtroni. Personat e shëndetshëm mund të pinë tre filxhanë të këtij çaji, ndërsa shtatzënat, mëndeshat dhe ata që vuajnë nga diabeti vetëm një filxhan në ditë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania