Procesi i plakjes, si çdo proces tjetër jetësor, karakterizohet nga ndryshime të caktuara. Ndërkohë që jo të gjithë bëhen pleq dhe plaka idhnakë, studiuesit tregojnë se këta të moshuar zakonisht janë më pak të shoqërueshëm.
Studiuesit e Universitetit të Gutenburgut tregojnë se ky ndryshim në personalitet haset midis të moshuarve që kanë probleme me dëgjimin. Përfundimet e arritura theksojnë rëndësinë e zbulimit dhe trajtimit të problemeve të dëgjimit te mosha e tretë.
Në këtë studim u ekzaminuan 400 individë të moshave 80-98 vjeç për një periudhë 6-vjeçare. Çdo 2 vjet të moshuarit u vlerësuan mendërisht, fizikisht, si dhe në aspekte të personalitetit si shoqërizimi, që ndikon në prirjen për të qenë i shoqërueshëm dhe në një gjendje të mirë emocionale.
Rezultatet tregojnë se, pavarësisht se gjendja shpirtërore ishte e qëndrueshme gjatë kësaj periudhe, të moshuarit bëheshin gjithnjë e më pak të shoqërueshëm, transmeton Telegrafi.
Çuditërisht, studiuesit nuk mund të bënin lidhjen midis dëmtimeve fizike dhe njohëse me vështirësitë e moshës për t’u bërë pjesë e aktiviteteve shoqërore. I vetmi faktor që mund të lidhej me mungesën e shoqërizimit ishte humbja e dëgjimit. Për herë të parë u vendos një lidhje midis dëgjimit dhe personalitetit.
"Ne zbuluam se rënia e shëndetit apo kapacitetit në përgjithësi i bën njerëzit më pak të shoqërueshëm, ndërsa humbja e dëgjimit ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e situatave shoqërore. Nëse cilësia e ndërveprimit shoqëror shkon drejt rënies, kjo gjë mund të ndikojë në mënyrën se si lidhemi me të tjerët", – thotë Anne Ingeborg Berg.
Studimi na jep fakte interesante për zhvillimin e personalitetit te mosha e tretë, si dhe tregon se sa i rëndësishëm është zbulimi dhe trajtimi i problemeve të dëgjimit. Përdorimi i aparateve të dëgjimit ndikoi në lidhjen e zbuluar, ndaj përdorimi i pajisjeve të tilla duhet përkrahur.
Studimet e mëparshme kanë treguar se individët e shoqërueshëm janë më të kënaqur me jetën e tyre. Supozohet se një person i shoqërueshëm reflekton pozitivitet, por gjithashtu tregon se sa e rëndësishme është t’i ndajmë me të tjerët si gëzimet ashtu edhe hidhërimet. "Edhe pse nuk mund të arrijmë në ndonjë përfundim për lidhjet rastësore, mund të themi së lidhja midis humbjes së dëgjimit dhe tërheqja nga jeta sociale përbën një rrezik të madh për mirëqenien e të moshuarve", – përfundon Berg. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania