LAJMI I FUNDIT:

Injektimi i vaksinës me fruth e shëroj nga kanceri (Video)

Injektimi i vaksinës me fruth e shëroj nga kanceri (Video)

Për shumë vite, Stasy Erholtz po mjekohej për tu shëruar nga kanceri në gjak, por pa sukses.

Gruaja 50 vjeçare nga Minesota, të cilës sëmundja i ndikonte në palcën e eshtrave, e pashpresë për tu shëruar, u bë pjesë e një eksperimenti të Klinikës Mayo.

Ajo u injektua me një dozë të madhe të vaksinës me fruth, aq sa do mjaftonte për 10 milion njerëz.

Kjo metodë ishte përdorur më herët në minj, por asnjëherë në njerëz, derisa dy vullnetarë u paraqitën, të bëhen pjesë e eksperimentit.


“Nuk kisha opsion tjetër, andaj thashë pse të mos e provoj” ka thënë Erholtz, duke shtuar se “kjo është metoda më e thjeshtë që e kam provuar”.

“Të gjitha metodat tjera të përdoruar kundër sëmundjes sime, dolën të pasuksesshme” ka thënë zonja e cila u shëruar për gjashtë muaj nga kanceri.

Udhëheqësi i këtij studimi, Steven Russell nga Klinika Majo, këtë shërim të pacientes, e ka quajtur si moment historik.
“Nëse injektohet virusi në tumor, kjo ngacmon sistemin imunitar, i cili sulmon kancerin, duke e shëruar atë” shpjegoi për US

Today doktor Rusel, ndërsa shton se “kjo është ndryshe”.

“Kur e vë këtë virus në gjak, ai e shkatërron atë, e pastaj sistemi i imunitetit e kryen pjesën tjetër të punës, duke e shkatërruar në tërësi” ka thënë po ashtu Russel.

Duke e cilësuar këtë si një të arritur shumë të madhe për klinikën që e udhëheqë, Russel thotë se kjo është një hapë përpara në luftën kundër kancerit.

Të dy pacientët e zgjedhur, nuk kishin pasur trajtime të mëhershme kundër fruthit, andaj trupi tyre kishte më shumë antitrupa, që do të luftonte sëmundjen.

Studiuesit në Mayo, janë duke e testuar këtë metodë edhe kundër kancerit në tru, kokë dhe qafë.

Përpos këtij vaksinimi, në Mayo po studiohen edhe mënyra të shërimit, përmes viruseve të tjera, transmeton US Today.

Meqenëse pacientit tjetër i është kthyer kanceri pas nëntë muajsh, kjo metodë ka rezultuar si jo efektive në të gjithë personat.

Prej muajit shtator, kjo klinikë do të bëjë edhe injektime në njerëz të tjerë të sëmurë me kancer, për të parë se si ndikon ky vaksinim në njerëz të ndryshëm./Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori