Zbokthi është një paraqitje e shpeshtë tek shtatzënat për shkak të ndryshimeve të shumta të hormoneve dhe lëkurës.
Si krijohet zbokthi?
Zbokthi është një paraqitje e shpeshtë tek shtatzënat për shkak të ndryshimeve të shumta të hormoneve dhe lëkurës. Zbokthi paraqitet si pasojë e pezmatimit të shtresës së lëkurës, e cila shkakton ekzem dhe ato krundet e vogla të bardha të pakëndshme në lëkurë, të cilat përfundojnë në supet tuaja.
Problemi mund të përkeqësohet nëse përdoren preparate të caktuara në lëkurë dhe flokë, të cilat tretin yndyrën e cila iu duhet në mënyrë që koka të jetë me dukje të shëndetshme dhe pa krunde.
Shërimi i zbokthit
Siç e dini, nuk keni pse jetoni me këto krunde. Ekzistojnë shumë mënyra natyrale me të cilat mund të mbani dukjen e shëndetshme të kokës, flokëve dhe supeve pa zbokth, transmeton Telegrafi.
Ja disa këshilla:
● Zvogëloni konsumimin e sheqerit dhe çokolatës, si dhe konsumimin e ushqimit të yndyrshëm. Konsumoni sa më shumë perime me gjethe jeshile dhe ushqime të papërpunuara.
● Përdorimi i biotinës është një nga metodat më të përhapura të shërimit të zbokthit. Biotina tretet në ujë, i takon grupit të vitaminave B dhe tret yndyrën, karbohidratet dhe proteinat. Gjendet në gjërat ushqimore të pasura siç janë drithërat integrale, të kuqtë e vezës, lulelakër, kërpudha dhe banane. Marrja e vitaminës B1 dhe B2, acidit yndyrorë Omega-6 dhe zinkut është po ashtu shumë i vlefshëm në shërimin e zbokthit, kështu që keni kujdes që këto vitamina të jenë pjesë e konsumimit tuaj të përditshëm.
● Blini ekstrakte të farave të grejpfrutit dhe vetëm disa pika nga ky ekstrakt në shampon tuaj të cilin e përdorni rregullisht, mund të ju ndihmojë shumë.
● Përdorni vajin e çajit të gjelbër. Shumë shampo janë të bazuara në këtë vaj apo vetëm i shtoni disa pika nga ky vaj në shampon tuaj. (Konsultohuni me mjekun para se të përdorni vajin e çajit të gjelbër gjatë shtatzënisë.)
● Përdorni shampo me bazë seleni i cili ka ndikim fantastik kundër zbokthit, që përmirëson hidratimin dhe i sjell pamje të shëndetshme kokës.
● Pasi që keni shtuar pak uthull molle në filxhanin me ndonjë lëng, gjithsesi lëreni anash në mënyrë që të lagni peshqirin me uthull molle dhe ta mbani në kokë për një orë. Më pas pastroni kokën.
● Para se të flini, lyeni kokën direkt me vaj vitamine E, dhe flini ashtu, ndërsa në mëngjes pastroni flokët. Gjithsesi vendosni një peshqir në jastëk, sepse vaji mund të lë njolla në jastëkun tuaj.
● Përdorni vaj të ullirit apo kokosit në mënyrë që flokët dhe koka juaj të duket e mahnitshme. Vendosni vajin direkt në kokë dhe flokë dhe pastrojeni në mbrëmje. Kjo këshillë më së shpeshti përdoret në Indi.
● Fërkoni kokën direkt me aloe vera para se ti pastroni flokët dhe do të keni rezultate fantastike.
Me këto këshilla të cilat shumë lehtë mund t’i zbatoni në shtëpi, shumë shpejt do të keni flokë të shkëlqyeshëm sikurse që i keni pasur para shtatzënisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKy trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap
Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve
Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak