LAJMI I FUNDIT:

Marihuana për përdorim mjekësor nuk është e lidhur me ndonjë rritje në krim

Marihuana për përdorim mjekësor nuk është e lidhur me ndonjë rritje në krim

Edhe pse kjo mund të mos vijë si befasi për të droguarit që i binden ligjit dhe përdoruesit e marihuanës mjekësore, një studim i ri sugjeron se legalizimi i marihuanës për përdorim mjekësor nuk është i lidhur me ndonjë rritje në krim.

"Në fakt, kemi gjetur disa prova të uljes së normave të disa llojeve të krimeve të dhunshme, përkatësisht vrasjeve dhe sulmeve", tha dr. Robert Morris.

Edhe para se disa shtete ta legalizonin marihuanën për përdorim rekreacional, kundërshtarët arsyetoheshin se proliferimi i drogës për qëllime mjekësore do të rezultojë në norma më të larta të krimit dhe delikuencës. Por një studim i ri nga hulumtuesit në Universitetin e Teksasit, konkludoi se ky nuk është rasti.

"Gjetja kryesore është se nuk gjetëm ndonjë rritje në nivelet e krimit që rezultojnë nga legalizimi i marihuanës mjekësore", shpjegoi dr. Robert Morris, profesor i kriminalistikës dhe autori kryesor i studimit, i cili u botua së fundi në revistën "PLoS ONE". "Në fakt, kemi gjetur disa prova të uljes së normave të disa llojeve të krimeve të dhunshme, përkatësisht vrasjeve dhe sulmeve."


Studimi ka analizuar nivelet e krimit nga të gjitha 50 shtetet në mes viteve 1990 dhe 2006. Gjatë kësaj kohe, njëmbëdhjetë shtete e legalizuan marihuanën për përdorim mjekësor, duke përfshirë: Alaskën, Californinë, Coloradon, Hawaiin, Maine, Montanën, Nevadën, Oregonin, Rhode Island, Vermontin dhe Washingtonin. Kur merren parasysh një varg faktorësh socio-ekonomik, hulumtuesit ishin në gjendje të tregojnë se asnjë lloj i vetëm i krimit nuk u rrit si rezultat i legalizimit të marihuanës.

Që nga viti 2006, disa shtete të tjera e kanë legalizuar marihuanën mjekësore, ndërsa dy shtete e kanë legalizuar përdorimin rekreativ të marihuanës. Morris thotë se ka në plan të bëjë më shumë hulumtime lidhur me këto ndryshime.

Megjithatë, ai mendon se këto rezultate janë "mjaft evidente".

"Ky informacion i ri, së bashku me edukimin e vazhdueshëm të publikut mbi realitetet e aspekteve negative të përdorimit të marihuanës – të cilat thonë se ka atribute të konsiderueshme negative – do ta bëjë dialogun midis atyre që e kundërshtojnë dhe janë në favor të legalizimit më shumë se një fushë të lojës", shtoi Morris. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori