Farat e freskëta të susamit janë të efektshme për t’i luftuar çrregullimet e lukthit dhe të zorrëve, shtojnë qumështin e gjirit te nënat e reja dhe rregullojnë ciklin e çrregulluar menstrual, etj.
Farat e susamit janë përdorur për qëllime mjekësore për shkak të vetive të tyre ushqyese. Këto fara janë të pasura me kalcium, hekur, bakër, zink, proteina, fosfor, vitaminë E dhe B1, fibra dhe mangan.
Susami, gjithsesi, e meriton të jetë krah për krah me hudhrën, mjaltin, kurkumin dhe ushqimet tjera shëruese. Gjendet lehtë, prandaj nuk ka arsye për të mos e përfshirë në ushqimin e përditshëm, sepse mund të parandalojë sëmundje të ndryshme, madje edhe të shpëtojë jetë.
Në 100 gramë susam gjenden 573 kalori. Edhe pse shumica e kalorive vijnë nga yndyrat e çmueshme, susami përmban edhe minerale të rëndësishme, antioksidantë dhe vitamina, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin.
Shkencëtarët kanë konstatuar që vaji i susamit përmirëson efikasitetin e ilaçeve orale (glibenklamidi), të cilat përdoren për kontrollimin e diabeti të tipit 2.
Farat janë veçanërisht të pasura me acide të ngopura (acidi oleinik), të cilat përbëjnë deri 50 për qind të acideve në susam. Acidi oleinik ndihmon të ulet LDL ose kolesteroli i keq dhe ritet HDL ose kolesteroli i mirë në gjak, ndihmon që të parandalohet sëmundja e arterieve koronare dhe sulmi në zemër.
Hulumtimet klinike vërtetojnë që është i shkëlqyeshëm për reduktimin e gurëve të dhëmbëve.
Vetëm 100 g fara sigurojnë rreth 18 g proteina (32 për qind e vlerave të rekomanduara ditore).
Susami, para së gjithash është burim i mirë i kompleksit B të vitaminave, siç janë niacina, acidi folik, tiamina (vitamina B1), piridoksina (vitamina B6) dhe riboflavina.
Vetëm 100 g susam përmban 97 për qind të acidit folik, rreth 25 për qind të konsumimit të rekomanduar ditor. Acidi folik është i domosdoshëm për sintezën e ADN-së, ndërsa kjo është në veçantie rëndësishme për femrat shtatzënë sepse mund të parandalohet dëmtimi i sistemit nervor tek foshnjat.
Kalciumi, hekuri, mangani, zinku, magnezi, seleni dhe bakri janë në veçanti të koncentruara në farat e susamit. Shumë nga këto minerale kanë rol kyç në mineralizimin e eshtrave, ndërtimin e qelizave të kuqe të gjakut, sintezën e enzimave, hormoneve, si dhe rregullimin e aktivitetit të muskujve të zemrës dhe të skeletit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp