Një studim i botuar së fundmi nga “Journal Pediatrics” mund t’i bëjë prindërit të mendohen më me kujdes kur shtrijnë dorën drejt fëmijëve.
Kërkuesit morën të dhëna nga më shumë se 34.000 të rritur dhe zbuluan se të jesh qëlluar me shpulla në mënyrë të drejtpërdrejtë rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve mendore.
Në bazë të rezultateve, dhuna trupore shoqërohet me çrregullime të gjendjes shpirtërore, përfshi depresionin dhe ankthin, po ashtu çrregullimet e personalitetit dhe abuzimin me drogën dhe alkoolin. Ata llogaritën se rreth 7% e sëmundjeve mendore të të rriturve i atribuohen dhunës fizike në fëmijëri, si shuplakat dhe goditjet.
Studimi raporton se shuplaka rrit rrezikun e depresionit primar në 41%, përdorimin e alkoolit dhe drogës në 59% dhe sjelljet maniake në 93%.
Sipas Tracie Afifi, profesor në Universitetin e Winnipeg, është e këshillueshme për prindërit dhe të gjithë edukatorët që punojnë me fëmijët, në asnjë mënyrë të mos ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve të çdo moshe, sepse lidhja mes dhunës fizike dhe çrregullimeve mendore është reale.
Edhe pse sipas Akademisë Amerikane të Pediatërve (AAP), rreptësisht ndalohet goditja me shuplakë, nga shifrat e studimeve del, se më shumë se gjysma e prindërve në SHBA pranojnë se kanë dhunuar fizikisht fëmijët e tyre. Disa kërkues sugjerojnë se janë rreth 70-90% e nënave që kanë qëlluar me shpullë të paktën njëherë. Por një studim i botuar së fundmi nga “Journal Pediatrics”, mund t’i bëjë prindërit të mendohen më me kujdes kur shtrijnë dorën drejt fëmijëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp