LAJMI I FUNDIT:

Mund të bëni seks edhe pas sulmit në zemër

Mund të bëni seks edhe pas sulmit në zemër

Hulumtimet kanë treguar se si shumica pas infarktit reduktojnë marrëdhëniet intime apo heqin dorë plotësisht. Për këtë gjë nuk ka kurrfarë nevoje.

Sulmi në zemër është shok i madh për çdo individ, por edhe për të afërmit e tyre. Disa më shumë e vlerësojnë jetën, ndërsa disa të tjerë frikësohen. Ata të cilët mbijetojnë sulmin në zemër, rëndom – gjë që është e kuptueshme – shmangin seksin edhe për shkak të frikës nga sulmi i dytë. Kjo frikë nuk vë në vështirësi vetëm personin e sëmurë, i çili lufton që të përshtatet në jetë dhe është në kushte depresioni, por ftoh edhe marrëdhënien seksuale të çiftit.

Për fillim themi se nuk duhet patjetër të hiqni dorë nga aktiviteti seksual. Më pak se një për qind e individëve përjeton sulm në zemër gjatë marrëdhënieve seksuale. Gjithashtu është mirë të dini se madje 75% e sulmeve në zemër gjatë seksit ndodhin te aktivitetet seksuale jashtëmartesore. Posaçërisht te meshkujt të cilët janë dukshëm më të vjetër se dashnoret.

"Shumë pacientë me sulm në zemër nuk mendojnë nëse duhet apo nuk duhet ngjitur shkallëve, por më shumë janë të shqetësuar nëse seksi do t’u shkaktojë një tjetër sulm në zemër dhe ndoshta vdekjen e papritur," shkruan Dr. Glenn Levine, njohës i psikoterapisë, transmeton Telegrafi.


Është doktori që do t’u thotë se zemra juaj ka nevojë të ushtrohet, që të shërohet dhe të forcohet. Por jo të gjithë personat pas atakut në zemër rikuperohen në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtën shpejtësi. Pra, ju duhet të dini, se ka disa përjashtime nga ajo që quhet rregulli dhe kjo është një arsye e fortë që ju duhet të pyesni patjetër doktorin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori