Në kohët moderne, kur ritmi i jetës është frenetik dhe niveli i stresit asgjëson shpesh dëshirën seksuale, ekspertët thonë se lëngu i shegës mund të jetë një zgjidhje alternative.
Shega është futet në kategorinë e frutave të shëndetshme, të lehta dhe ushqyese. Por e reja e fundit që ka të bëjë me frutin e stinës pasuese është fakti se ajo është edhe afrodiziake. Një studim i kryer së fundmi ka vërtetuar se shega shton dëshirën seksuale te meshkujt dhe te femra.
Studiuesit e Universitetit të Edimburgut “Queen Margaret” kanë testuar të gjitha efektet e lëngut të shegës te 58 vullnetarë të moshës 21-64 vjeç. Atyre u është dhënë çdo ditë një gotë lëng shege për një periudhë dyjavore. Në fund të testit është vënë re se niveli i testosteronit si te meshkujt, edhe te femrat, ishte rritur me 30 për qind.
Por përveç efektit afrodiziak, shega ka edhe vlera të tjera pozitive. I njëjti eksperiment nxori se në përfundim të “trajtimit” dy javor me lëng shege, te meshkujt u vu re shtim i numrit të qimeve dhe forcim i tonit të zërit, ndërsa te femrat forcim i muskujve dhe kockave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak