LAJMI I FUNDIT:

Lindja e shoqëruar me orgazëm mund të bllokojë dhimbjen

Lindja e shoqëruar me orgazëm mund të bllokojë dhimbjen

Është vërtetuar shkencërisht se lindja e shoqëruar me orgazëm është një realitet i pranishëm në një përqindje të vogël grash që sjellin në jetë fëmijë. Studimi që ka marrë në konsideratë 206 mijë lindje është certifikuar nga studiuesi dhe psikologu francez, Thierry Postel.

Pavarësisht se shpesh herë flitet për lindjen me termat e dhimbjes, disa gra kanë eksperimentuar atë që përkufizohet “lindje me orgazëm”. Studimi i ri i udhëhequr nga psikologu Thierry Postel dhe i publikuar në revistën“Sexologies”, tregon se Postel kontaktoi me 956 mami franceze, të cilat kishin asistuar në rreth 206 mijë lindje dhe 0.3% e tyre dëshmojnë se kanë asistuar në lindje të shoqëruara me orgazëm. Ai u kërkoi atyre që të plotësonin një formular mbi çështjen në fjalë.

Studiuesi u përqendrua kryesisht te mamitë më shumë se te doktorët dhe infermieret sepse ato janë dëshmitaret e para okulare të lindjeve dhe e kryejnë më së miri edhe funksionin e vëzhgueses .

“Nuk ka ndonjë gjë të çuditshme në lindjet që shoqërohen me orgazëm”, thotë Barry Komisurak, profesor i psikologjisë nga “Rutgers University” në New Yersey. “Në fakt, stimulimi i kanalit vaginal gjatë lindjes mund të bllokojë dhimbjen, pavarësisht nga fakti se stimulimi perceptohet si seksual ose jo”. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori