Priligy është emri i pilulës së re e cila mund të ketë të njëjtin potencial për të ndryshuar jetët seksuale të meshkujve siç bëri Viagra. Ejakulimi i parakohshëm prek një në tre burra në një fazë të jetës së tyre.
Ejakulimi i parakohshëm mund të jetë një problem shumë i vërtetë dhe shqetësues për çiftet. Kjo mund t’i bëjë meshkujt të ndihen të pamjaftueshëm dhe femrat të pakënaqura. Ky ankth është i mbuluar me idenë e gjetjes së produkteve të veçanta që mund të ringjallin një seksualitet gjithnjë e më të përgjumur. Dapoxetine, tregtohet si Priligy, Kutub, ose Duratia, është përbërja e parë e zhvilluar posaçërisht për trajtimin e ejakulimit të parakohshëm te meshkujt 18-64 vjeç.
Dapoxetine funksionon si frenues i transportuesve të serotoninës, duke rritur veprimin e serotoninës në ndarjet postsinaptike dhe si pasojë nxit vonimin e ejakulimit. Si një anëtar i familjes së frenuesve, ilaçeve që veprojnë si bllokues të përthithjes së serotoninës, dapoxetine u krijua fillimisht si një antidepresant.
Megjithatë, ndryshe nga pjesëtarët e tjerë, dapoxetine përthithet dhe eliminohen shpejt nga trupi. Aftësia e saj për të vepruar shpejt e bën të përshtatshme për trajtimin e ejakulimit të parakohshëm por jo si një antidepresant.
Aktualisht, viagra është ilaçi më i përdorur në botë, duke qenë se është ndihmës i rëndësishëm për mosfunksionin erektil tek burrat. Tani na mbetet të presim se si do të rezultojë ky ilaç dhe çfarë avantazhesh reale do të sjellë në jetën seksuale të tyre./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'