LAJMI I FUNDIT:

Probiotikët e kosit natyral, rrisin disponimin

Probiotikët e kosit natyral, rrisin disponimin

Bakteret e dobishme të kosit natyral, që janë gjetur tek kosi natyral, rrisin disponimin dhe mund të ndihmojnë në trajtimin e ankthit dhe depresionit.

Studiuesit gjetën se ata që hanin kos natyral, të pasur me probiotik dy herë në ditë për një muaj, treguan ndryshime në funksionin e trurit, si në aktivitetin e pushimit të trurit dhe në atë emocional.

Probiotikët ndikojnë në zona të trurit që lidhen me emocionet dhe arsyetimin. Por, rritet edhe aktiviteti në zonat e lidhur me vendimmarrjen, thonë hulumtuesit.

Shkencëtarët shpresojnë se një terapi me probiotikë një ditë të jetë mund të jetë në dispozicion për të ndihmuar edhe autizmin e Alzheimerin. Por duhet theksuar se njerëzit që vuajnë nga depresioni nuk mund të shërohen duke ngrënë kos.


Probiotikët quhen edhe “bakterie të mira”, sepse ndikojnë për së miri në sistemin imunitar dhe ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori