LAJMI I FUNDIT:

Çokollata mund të rritë fuqinë e trurit

Çokollata mund të rritë fuqinë e trurit

Kakaoja e përpunuar në mënyrë specifike, duke u bazuar në studimet e reja, mund t’i ndihmojë të moshuarit të mbajnë shëndetshëm funksionet e trurit dhe të mënjanojnë demencën.

Rezultatet e disa studimeve ndërkombëtare mbi flavanolet, lëndë ushqyese të cilat janë me tepricë në kakaon e freskët, u prezantuan nga Shoqata Amerikane për Përparim të Shkencës. Flavanolet u gjetën se ndikonin në rritjen e shtypjes së gjakut në afërsi të zonave të trurit të lidhura me memorien dhe mësimin.

“Kjo rrit mundësinë që disa komponentë ushqyese si flavanolet e kakaos të mund të jenë të dobishme në ngritjen e fluksit të gjakut dhe në zmadhimin e funksionit të trurit në mesin e personave të moshuar, por edhe më të rinjve në situatat kur ata mund të jenë të paaftë, gjegjësisht të lodhur apo të përgjumur”, ka thënë Dr. Ian McDonald nga Universiteti i Nottinghamit.

Shumica e produkteve komerciale të kakaos e kanë të reduktuar nivelin e flavanoli, me qëllim të përmirësimit të shijes. Ndërkaq, prodhuesit e çokollatës Mars, të cilët e kanë ndihmuar hulumtimin mbi kakaon, kanë shpërndarë një linjë të produkteve të pasuruara me flavanol. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori