LAJMI I FUNDIT:

Thinjat do t’i takojnë të kaluarës

Thinjat do t’i takojnë të kaluarës

Shkencëtarët kanë zbuluat sesi njerëzit, flokët e të cilëve janë të thinjur zhvillojnë një “stres të madh oksidues” për shkak të akumulimit të hidrogjen-peroksidit në gjëndrën e qimes, për shkak të së cilës floku zbardhet.

Ekipi i shkencëtarëve britanikë nga Shkolla për Shkenca të Jetës e Universitetit të Bredfordit pohon se mbledhja e hidrogjen-peroksidit mund të shërohet me pseudokatalazë të modifikuar.

Shkencëtarët pohojnë që kjo procedurë mund të përdoret edhe për shërimin e vitiligos, sëmundjes së lëkurës, e cila karakterizohet me humbje të pigmenteve.


"Kjo është hera e parë që kemi një procedurë kundër flokëve të thinjur, e cila hyn në vetë thelbin e problemit", ka thënë profesoresha Karin Schallreuter. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori