Shija e birrës, dhe jo alkoolit në të ndikon në funksionet e trurit të lidhura me dëshirën, ajo nxit sekretimin e hormonit të dopaminës që lidhet me kujtimet e gëzueshme.
Vetë shija e birrës është e mjaftueshme për disponimin e mirë, ka treguar studim i Universitetit Indiana. Në eksperiment janë hulumtuar efektet e birrës në vullnetarët të cilët kanë shijuar 15 ml birrë përgjatë 45 minutave, ndërsa para dhe pas pirjes u kanë skanuar trurin.
Shkencëtarët kanë zbuluar që vetë shija e birrës është e mjaftueshme për lirimin e shtuar të hormonit të dopaminës, kimikatit i cili në tru lidhet me përvojat e këndshme. Deri te lirimi i dopaminës vjen në mënyrë natyrale në situata eksituese nga adrenalina, por edhe pas konsumimit të drogës dhe alkoolit.
Megjithatë birra nuk ka ndikim të tillë në prodhimin e dopaminës, por prodhimi i hormonit të lumturisë lidhet me shijet e saj dhe ndjenjat pozitive që i zgjon, shkruan "Live Science".
"Rezultatet nuk janë befasuese, por për herë të parë kemi vërtetuar që pijet alkoolike kanë ndikim të madh në disponimin tonë se sa ne e dimë", – ka deklaruar udhëheqësi i studimit, profesori David Kareken. Ai tutje shton se si sekretimi i dopaminës ka qenë më i theksuar te meshkujt të cilët kanë pasur raste të alkoolizmit në familje.
"Studimi demonstron që shija vetvetiu ka ndikim në funksionet e trurit të lidhura me dëshirat dhe epshin, – ka thënë profesori Peter Anderson nga Universiteti Newscastle. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur