LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi më i mirë për vrapuesit

Ushqimi më i mirë për vrapuesit

Për personat që vrapojnë çdo ditë ushqimi paraqet më shumë se krijimin e ndjenjës së ngopjes. Ai ndihmon në ndërtimin e muskujve, ndërsa njëkohësisht ruan edhe shëndetin.

Vrapuesit kanë nevojë për ushqim kualitativ që e mban të ekuilibruar nivelin e energjisë. Ekspertët theksojnë që ekzistojnë disa ushqime që duhet t’i përfshini në ushqimin e përditshëm.

Bananet
Nëse keni nevojë për diçka që do t’ua ngrejë më shpejt nivelin e energjisë sigurisht nuk do të gaboni me bananen. Përveç kësaj ajo është burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, i cili rregullon tensionin e gjakut, redukton rrezikun nga krijimi i sulmit në zemër dhe merr pjesë në ndërtimin e muskujve.

Brokoli
Është burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, kaliurnit, fibrave dhe fitokirnikateve, çka është kyçe për mbajtjen e qëndrueshmërinë sportive në nivel të admirueshëm.


Jogurti
Kalciumi është kyç në mbrojtjen e eshtrave. Një filxhan jogurt përmban rreth 35 për qind të vlerës së rekomanduar ditore të kalciumit. Përveç kësaj është burim i shkëlqyeshëm i proteinave të cilat janë të rëndësishme në ndërtimin e muskujve, por edhe në shpejtimin e shërimit pas ushtrimeve.

Mishi i payndyrshëm i viçit
Është burim i shkëlqyeshëm i hekurit, i cili është veçanërisht i rëndësishëm për vrapuesit sepse mungesa e hekurit mund të shkaktojë lodhje. Vegjetarianët mund ta gjejnë hekurin në bimë bishtajore perime të gjelbra dhe drithëra të pasura me hekur.

Salmoni
Përveç që është burim i shkëlqyer i proteinave, përmban acide yndyrore omega 3 të cilat janë të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të tërë trupit, ndërsa më e mira është që kanë veprim kundërinflamator dhe përshpejtojnë procesin e shërimit pas ushtrimeve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori