Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar që edhe dehidrimi i lehtë mund të ndikojë në disponim dhe nivelin e energjisë.
Dehidrimi i organizmit shfaqet pasi që fillon humbja prej vetëm l deri 2 për qind e përmbajtjes së përgjithshme të ujit në të njëjtën kohë kur fillon të shfaqet edhe ndjenja e etjes.
Në studim kanë marrë pjesë dy grupe të testimit të cilët për nevojat e hulumtimit kanë qenë pak të dehidruar gjatë aktivitetit të lehtë ose pushimit. Në një grup kanë qenë femrat, ndërsa në tjetrin meshkujt të cilët u janë nënshtruar një varg testeve kognitive të cilat kanë matur koncentrimin, mësimin, memorien, gjykimin dhe vigjilencën.
Rezultatet e testimit janë krahasuar me rezultatet e fituara kur të anketuarit kanë qenë të hidratuar në mënyrë adekuate. Është treguar se si femrat në krahasim me meshkujt janë më të ekspozuara ndaj ndikimit negativ të dehidrimit.
Dehidrimi i lehtë shkakton dhimbjen e kokës, lodhjen dhe vështirëson koncentrimin. Edhe tek meshkujt edhe tek femrat është vënë re ndjenja e lodhjes, tensionit dhe ankthit, por tek femrat këto simptoma kanë qenë më të shprehura.
Shkencëtarët kanë vërtetuar se si hidratimi është i rëndësishëm edhe për sportistët profesionistë ashtu edhe për personat që jetojnë me stilin e jetesës ulur dhe këshillojnë që duhet të pini një gotë ujë kur ndiheni të lodhur dhe nervoz. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe