LAJMI I FUNDIT:

Të dashuruarit nuk i dallojnë shijet

Të dashuruarit nuk i dallojnë shijet

Rezultatet e një studimi të ri kanë zbuluar që hormonet janë shumë kaotike në fazën e parë të dashurisë dhe që mund të ndikojnë madje edhe në njohjen e shijes.

Edhe më herët është dëshmuar shkencërisht që hormonet ndikojnë në ndjenja, metabolizëm, stres, imunitet, ndërsa tani është vërtetuar që ndryshojnë edhe shijet.

Në këtë studim kanë marrë pjesë persona të dy gjinive, të cilët kanë provuar ushqime me shije të ndryshme, ndërsa për ndryshimet që bëhen në organizëm janë matur nivelet e testosteronit dhe oksitocinit, për të cilin është vërtetuar që është më përgjegjësi për njohjen e shijes te personat e dashuruar.

Gjatë një kohe bie niveli i këtij hormoni dhe kështu krijohet problemi me njohje të shijes. Niveli i oksitocinit, i njohur edhe si hormoni i dashurisë, rritet edhe te femrat në momentin e lindjes së fëmijës, sikur edhe sa i ushqejnë fëmijët me gji.


Ekspertët thonë se në shije ndikim të madh mund të ketë edhe rritja e adrenalinës në organizëm, por, megjithatë, një gjë të tillë duhet ta dëshmojnë edhe shkencërisht. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori