LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet gjeni i lidhur me epilepsinë

Zbulohet gjeni i lidhur me epilepsinë

Një studim ndërkombëtar, i cili është udhëhequr nga shkencëtarët australianë, ka zbuluar gjenin që lidhet me një formë të shpeshtë të epilepsisë, gjë që mund të çojë deri te diagnostikimi më i hershëm.

Udhëheqësja e studimit, Ingrid Scheffer, nga Universitet i Melburnit, thekson që shkencëtarët qysh më herët kanë zbuluar një numër gjenesh që lidhen me epilepsinë, por ato kanë qenë karakteristike për familje të rralla në të cilat një numër i madh i anëtarëve vuan nga ajo sëmundje.

Veçantia e gjenit të identifikuar nga ekipi australian është se sipas të gjitha gjasave është karakteristik për ata persona që vuajnë nga epilepsia te të cilët nuk ekziston historia familjare e asaj sëmundjeje.

Ky gjen është i rëndësishëm për të sëmurët nga e ashtuquajtura epilepsi e pjesshme, e cila godet vetëm një pjesë të trurit dhe ka ndikim në pjesën e organizmit që kontrollohet nga ajo pjesë. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori