LAJMI I FUNDIT:

Qepa e re fsheh shumë përparësi shëndetësore

Qepa e re fsheh shumë përparësi shëndetësore

Qepa e re është ushqim të cilin duhet ta hani çdo ditë. Shumë njerëzve u pengon shija dhe aroma e qepës, por kjo nuk është arsye pse nuk duhet ta konsumoni.

Ekspertët pëlqejnë ta quajnë qepë pranverore, sepse është karakteristike për këtë periudhë të vitit.

Shijen dhe aromën mund ta lehtësoni ashtu që e vendosni në sallata, perimet e preferuara, gjellët e ziera dhe në tavë.

Qepa e ere fsheh shumë përparësi shëndetësore, ndërsa konsumimi i përditshëm mund t’ju ndihmojë te:
Ulja e nivelit të sheqerit në gjak;
Rregullimi i nivelit të kolesterinës;
Rregullimi i nivelit të tensionit të gjakut;
Reduktimi i rrezikut nga krijimi i kancerit, veçanërisht kanceri i zorrës së trashë;
Lehtësimi i inflamacioneve kronike në trup;
Reduktimi i radikaleve të lira.


Kompozimet të cilat janë përgjegjëse për aromën dhe shijen e pakëndshme po ashtu janë përgjegjëse edhe për veçoritë shëruese të qepës.

Kuercetina është përbërësi më i njohur i qepës dhe ka veçori të fuqishme antiinflamatore. Është burim i mirë i tiaminës, vitaminës B6, acidit folik, magnezit, fosforit dhe zinkut. Është burim i shkëlqyeshëm i fibrave dietale, vitaminës A, e, K, riboflavineve, kalciumit, hekurit, kaliumit dhe manganit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori