LAJMI I FUNDIT:

Si i infekton qelizat virusi i ri?

Si i infekton qelizat virusi i ri?

Shkencëtarët holandezë kanë zbuluar se koronavirusi i ri (NCoV) infekton qelizat e njeriut dhe shkakton dëmtime potencialisht vdekjeprurëse në mushkëri.

Sipas të dhënave që janë në dispozicion, NCoV nga viti i kaluar deri tani ka prekur 15 njerëz, si dhe ka marrë 9 jetë njerëzish. Në studimin e ri, të botuar në revistën profesionale mjekësore “Nature”, është konstatuar se virusi i ri hyn në organizmin e njeriut, duke shfrytëzuar proteinën e vendosur në sipërfaqe të atyre qelizave.

Fjala është për receptorin e quajtur DPP4, i cili është i rëndomtë në qelizat e pjesës së poshtme të rrugëve të frymëmarrjes, thonë shkencëtarët nga Qendra mjekësore “Erasmus”.

Sipas fjalëve të tyre, ky zbulim do ta lehtësojë punën në përfitimin e ilaçit dhe vaksinës për virusin NCoV. NCoV është i ngjashëm me viruset që shkaktojnë ftohjen dhe SARS-in. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori