LAJMI I FUNDIT:

Thumbimi i bletës parandalon infeksionin me HIV?

Thumbimi i bletës parandalon infeksionin me HIV?

Mjekët kanë konstatuar se thumbimi i bletës mund të parandalojë HIV/AIDS-in. Insekti çudibërës gjatë thumbimit lëshon një helm kimik, i cili mund ta shkatërrojë virusin vrasës duke lënë qelizat përreth të padëmtuara.

Zbulimi i bërë gjatë një hulumtimi nga ekspertët pranë Universitetit të Washingtonit është pritur me entuziazëm dhe është përshëndetur si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të një produkti në formë xheli, i cili mund të frenojë përhapjen e virusit HIV që shkakton AIDS-in.

Proteina toksike që e lëshon bleta gjatë thumbimit e që shkencëtarët e kanë emëruar si ‘Melittin’, vret qelizat e virusit të imunodeficiencës humane nëpërmjet poreve të lëkurës.

Njeriu nga autorët e studimit ka thënë se proteinat toksike të bletës mund të përdoren si xhel për të parandaluar përhapjen e HIV-it.


“Shpresa jonë më e madhe është se në vendet ku virusi HIV kalon shifra rekorde njerëzit mund ta përdorin këtë xhel si një masë parandaluese për ta ndaluar infeksionin fillestar”, ka deklaruar ai, ndërsa transmeton Kosovapress.

Mjekët po ashtu kanë zbuluar se ‘Melittini’ mund të jetë i suksesshëm edhe në vrasjen e qelizave të tumorit që do të ishte një tjetër zbulim i madh. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori